BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Aktualitet

Tirana merr dhuratë dy zjarrfikëse të reja nga ky shtet, Veliaj del me mesazhin e qartë: Piromanët prej 6 vitesh po marrin përgjigjen e merituar

Tirana merr dhuratë dy zjarrfikëse të reja nga ky shtet, Veliaj

Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë i janë shtuar edhe dy mjete të reja zjarrfikëse, dhuratë nga shteti i Hollandës, automjete të cilat do shërbejnë në zonat urbane të qytetit të Tiranës, në Kinostudio dhe në Kombinat. Gjatë ceremonisë së dhurimit të dy mjeteve të reja, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se shërbimi zjarrfikës në kryeqytet këtë verë ka qenë një histori suksesi falë, edhe rrjetit të vullnetarëve të cilët kanë sinjalizuar në kohë kudo ku ka pasur vatra zjarri.

“Jam krenar sesi kemi arritur që Tirana, me një performancë sfiduese në vitin 2015 me zjarret e shumta dhe dëmin më të madh, është sot më e shpejtë në dhënien e shërbimit dhe më e përgatitur. Këtë verë kemi pasur rreth 180 zjarre në Tiranë, sigurisht më pak seç kishim përpara vitit 2015, por fokusi ka qenë tek parandalimi I tyre. Më vjen mirë që sot kemi një rrjet të madh vullnetarësh, që na lajmërojnë kur diçka ndodh në Petrelë, në Pezë, Zall-Herr, Zall-Bastar, apo Kashar. Është një punë e jashtëzakonshme,” u shpreh Veliaj.

Ai e vuri theksin te piromanët, të cilët, siç u shpreh Veliaj, prej 6 vitesh dështojnë me qëllimet e tyre të tjetërsimit të truallit dhe të pronave publike në Tiranë.

“Në këto 6 vite ka pasur mjaftueshëm prova se plani urban i Tiranës nuk ndryshon nga pasioni piroman që ka dikush për t’i vënë zjarrin fshatit. Kjo vlen si për shkollën “Kosova”, kur vënia e zjarrit për ta kthyer në pallat dhe tolerimi nga ish-administrata u përball me përgjigjen tonë të shpronësimit dhe shkolla sot është 3 herë më e madhe, më e fortë dhe më e bukur, ashtu edhe për “Sarajet”, ku tentativa për zjarr nga keqbërësit, i lidhur apo jo me pronarët, jo vetëm që dështoi, por përkundrazi, u kthye në një lloj inkurajimi për ne që të shpejtonim me procedurën e shpronësimit dhe në mbledhjen e parë të qeverisë do të kalojë VKM-ja për shpronësimin e dy shtëpive muze në Tiranë, “Sarajet” dhe “Libohovitët”,” tha kryebashkiaku.

Vitin e kaluar shërbimit zjarrfikës iu shtuan 50 punonjës të rinj, ndërsa për herë të parë këtë vit është bërë i mundur dhe sigurimi i jetës së punonjësit të shërbimit zjarrfikës. Megjithatë, Veliaj tha se borxhi që qyteti ka ndaj njerëzve që përballen çdo ditë me rrezikun për vetë jetën është më i madh.

“Çdo zjarrfikës, sa herë del nga shtëpia në mëngjes është shumë i ndërgjegjshëm që mund të jetë edhe hera e fundit. Por më vjen mirë dhe është shumë e rëndësishme ajo që bëmë për sigurimin e jetës së zjarrfikësve, e cila është vetëm fillimi i një pakete të trajtimit”, tha Veliaj, teksa shtoi se për herë të parë në Tiranë, pas 40 vjetësh, është duke përfunduar edhe ndërtimi i stacionit të ri në zonën e Kinostudios me parametra dhe kushte bashkëkohore.

“Dua të vazhdojmë me një stacion të ri zjarrfikës në Lundër sepse është zona që mbulon pjesën rurale, e cila preket më së shumti nga zjarret dhe pastaj edhe me një stacion të ri në Qytetin Studenti, duke qenë se aty është një fuzion i madh midis pjesës periferike dhe pjesës suburban. Në qoftë se ne – siç po bëjmë me mjetet, me shtimin e stafit, me siguracionet, me rrogat, por edhe stacionet e reja, – arrijmë të kryejmë këtë mozaik, që është shërbimi zjarrfikës, arrijmë t’i japim këtij qyteti me punë atë që na ka dhënë me besim nëpërmjet votës,” deklaroi kreu i Bashkisë.