BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Aktualitet

Tirana pa ujë në fundjavë, zv.drejtoresha e UKT jep detajet çfarë do ndodhë

Tirana pa ujë në fundjavë, zv.drejtoresha e UKT jep detajet

Kryeqytetasit duhet të marrin masat për fundjavën, pasi Tirana do të ketë kufizime në furnizimin me ujë. Zv/drejtoresha e përgjithshme e UKT, Evis Gjebrea ka thënë se do të nisin punimet për lidhjen e linjës së transmetimit të Ujëmbledhësit të Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit në Bovillë dhe kjo do shkaktoj ndërprerjen e ujit.

Gjebrea tregon se janë marrë masat për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, gjatë fundjavës, për institucione të rëndësisë së veçantë.

Punimet do të nisin që në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë. Ndaj dhe qytetarët duhet të përgatiten për mungesë të ujit gjatë fundjavës.