
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Tirana se lëshon kreun e Superiores, Partizani bën “paqe” me Egnatian

Shkruar nga Adriatik BALLA 19 Shtator 2023

Java e Katërt e Kategorisë Superiore vijoi ditën e djeshme me dy takime të rëndësishme të saj, pasi Tirana dhe Partizani luanin ndeshje të vështira. Bardheblutë fituan ndaj Kukësit 2-1 dhe siguruan një trepikësh që i mban në krye të renditjes, kurse “demat e kuq” hasën në vështirësi përballë Egnatias, skuadër që është rritu shumë këta dy vitet e fundit, një duel që u mbyll në barazim 1-1. Në të vërtetë nuk mundën të përfitonin as të kuqtë dhe as rivalët e tyre rrogozhinas, por me pikën e marrë më të fituar janë miqtë, ndërsa “demat” me 5 pikë në tri ndeshje duket se nuk kanë startin më të mirë. Kjo i dha epërsi rivales së vjetër, Tiranës, të shkëputet në kryesim e vetme me 10 pikë.
Partizani ndalet nga Egnatia
Partizani regjistron barazimin e dytë rresht në kampionat, duke mos përfituar në renditje ndonjë pozicion më të lartë. Dje të kuqtë pritën në stadiumin e tyre “Arena e Demave” Egnatian, një duel që ishte gati i barabartë dhe që në fakt mund edhe të kishte sjellë befasi negative për skuadrën e kuqe. Rrogozhinasit kanë cilësi dhe falë sulmuesit Duamena mund të kishin befasuar kryeqytetasit, por ky i fundit zhgënjeu me humbjen e penalltisë. Të parët kaluan në avantazh të kuqtë në minutën e 7-të, me anë të Bintsukas, por Egnatia barazoi në minutën e 23-të me anë të Fernando Medeiros, i cili realizoi një supergol që shihet tepër rrallë. Pjesa e parë mbyllet me humbjen e penalltisë nga Duamena (minuta e 45-të), kurse në pjesën e dytë s’pati ndryshim rezultati, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave dhe shumë minutave shtesë që dha gjyqtari kryesor i takimit, Hamiti. Për Partizanin lipsej më shumë në këtë duel, por Egnatia tregoi se është kockë e fortë edhe këtë sezon.
Tirana e vetme në krye
Tirana mposhti 2-1 në transfertë Kukësin e tani shkon në kuotën e 10 pikëve, që do të thotë se me diferencën që ka krijuar me ndjekësit më të afërt e ka të sigurt vendin e parë edhe pas këtij raundi. Të gjithë golat e sfidës erdhën në pjesë ne dytë, ku fillimisht realizoi Hila, që shfrytëzoi një top të mbetur në zonë, duke e dërguar në rrjetë. Kukësi tentoi me të gjitha forcat të reagonte, por në minutën e 82-të Tirana shënoi të dytin me Albi Dokën, duke mbyllur praktikisht ndeshjen. Në minutë ne shtatë shtesë, Beshiraj i Kukësit realizoi një gol shumë të bukur me një gjysmëkthesë, por nuk pati më kohë për skuadrën verilindore e cila mbetet në krizë të plotë.
Shehi analizon skuadrën e tij
Trajneri i Tiranës Orges Shehi, i bëri një “skaner” skuadrës së tij pas fitores me Kukësin. “E dinim që ishte ndeshje e vështirë, edhe për shkak të asaj të para një jave. E fituam dhe kërkonim të mos pësonim, por e pësuam në fund dhe na vjen keq. Sigurisht që ndeshja ka rrjedhshmëri, ndryshuam vendosje lojtarësh, në pjesën e dytë ishin Lushkja me Hilën që ndryshuan vend. Hoxhallari m’u duk më mirë se në ndeshjet e tjera, duke thyer aksionet, ka edhe një pasim të mirë. Doka ka bërë një ndeshje të mirë në këndvështrimin tim. Kristali është lojtar shumë i rëndësishëm dhe herë pas here e kemi alternuar në varësi të situatave. Herë pas here kemi Kainan në majë të sulmit. Ajo katërshe para janë lojtarë që herë pas herë një prej tyre do të jetë për ndryshim se nuk dua që të jenë të katërt në fushë e që të mos kem më një gur rezervë”, tha Shehi.
Më të lexuarat


I zuri vendin Armand Duka në UEFA, FIFA merr vendimin ndaj Rubiales

100-vjetori i Lituanisë në FIFA bën bashkë Armand Dukën dhe Gianni Infantino-n

Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi

Nuk është futbolli/ Zbuloni çfarë e lidh Neymar dhe Pique

UEFA zbardh raportin/ Superiorja luajti 100’, ja sa milionë euro përfituan klubet

Sheiku Al Khelaifi: Mbape e do me zemër klubin e PSG, do të mbetet gjatë këtu

Bën 100 fitore me Atalantën, klubi italian i jep përshëndetje të zjarrtë Berat Gjimshitit

Silvinjo “fërkon” duart, dëmtimi i Uzunit s’është serioz, do të jetë ndaj Çekisë
