BREAKING NEWS

U tha se vdiq për shkak të tërmetit të mbrëmshëm, policia zbardh ngjarjen e rëndë në Durrës, vë menjëherë në pranga administratorin dhe inxhinierin e pallatit (DETAJE)

U tha se vdiq për shkak të tërmetit të mbrëmshëm,
x

Aktualitet

Tjetër aksion antikanabis në Krujë, asgjësohen 560 rrënjë hashashi të kultivuara në 6 parcela

Tjetër aksion antikanabis në Krujë, asgjësohen 560
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike të zhvilluara nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë për “Parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike" është përfunduar me sukses operacioni “Kordinata”.
 
Nga një kontroll i ushtruar në fshatin Kutsaje, në një terren të pyllëzuar me driza u konstatuan 6 parcela me rreth 560 rrënjë bimë narkotike, në një sipërfaqe 100-200 m². 
 
Bimët dyshohet të jenë të llojit kannabis sattiva, ku u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.
 
Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike”.