BREAKING NEWS

Maskat grabisin argjendarinë e kunatit të Bashkim Finos, reagon Policia

Maskat grabisin argjendarinë e kunatit të Bashkim Finos, reagon
x

Aktualitet

Tjetër sulm antikanabis në Krujë, shfarosen plot 3052 rrënjë droge, në kërkim autorët

Tjetër sulm antikanabis në Krujë, shfarosen plot 3052
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike sot është  zhvilluar një  tjetër operacion nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë në  bashkëpunim me Komisariatin e Ndërhyrjes së  Shpejtë ”FNSH” Tiranë. Në  kuadër të  këtij plan-operacioni për “Parandalimin e kultivimit të  lëndëve narkotike" është finalizuar me sukses operacioni i koduar“Cudhi-2”.
 
Nga një kontroll i ushtruar në të  gjithë  territorin e fshatit Rranxë, Komuna Cudhi. Krujë  u konstatuan rreth 3052 rrënjë bimë narkotike.
 
Bimët dyshohet të jenë të llojit kannabis sattiva, ku u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.
 
Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë vazhdon puna për dokumentimin e plotë  të  ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike”.