BREAKING NEWS

Ngjarje tragjike/ Policja ekzekuton 4 pjesëtarët e familjes dhe më pas merr vendimin ekstrem (Detajet e rënda)

Ngjarje tragjike/ Policja ekzekuton 4 pjesëtarët e familjes dhe
x

Aktualitet

Tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë/ Abuzon seksualisht me të miturën në Kamëz, arrestohet autori 22-vjeçar

Tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë/ Abuzon seksualisht me

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Kamëz, ku një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht nga një 22-vjeçar.

“News24” raporton se vajza e mitur, iu ka treguar të gjithë ngjarjen prindërve të saj, që nga ana e tyre, kanë denoncuar menjëherë në polici.

Uniformat blu janë vënë në lëvizje, duke arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje, 22-vjeçarin Ardit Domi, i cili ka mohuar krimin para policëve. Nga ana tjetër, vajza e mitur është pyetur nga psikologët për ngjarjen e rëndë, si dhe iu është nënshtruar gjatë ditës së sotme ekzaminimeve mjeko-ligjore.