Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tmerr në Gjykatën greke, shqiptari i rrëmben armën polices dhe i afrohet 5 vjeçarit

Postuar: 17/05/2018 - 18:34

Një shqiptar është bërë shkak për të krijuar një situatë aspak të këndshme në Gjykatën e Gytheio të Greqisë, kur kërcënoi me armë ata që e kishin paditur. Sic shkruajnë mediat greke, shqiptari përfitoi nga mungesa e vëmendjes dhe i mori armën një prej oficereve të policisë që kishte pranë dhe e kërcënoi të largohej. Në Gjykatë atë ditë ishte edhe djali 5-vjeçar i punonjëses së policisë.

Me armë në dorë, 41-vjeçari iu afrua personit që e kishte paditur për shpifje dhe akuza të rreme dhe sipas dëshmitarëve, ai e shkrepi pistoletën, por ajo nuk punoi fatmirësisht.

Mësohet se nga ky incident nuk pati asnjë të lënduar vetëm terror.

Efektivët e policisë ndërhynë për t’i marrë armën dhe e arrestuan shqiptarin.

Por mësohet se punonjësja e policisë të cilës ai i mori armën, humbi ndjenjat kur pa se 41-vjeçari iu afrua fëmijës së saj të mitur.

Emri i shqiptarit nuk dihet. Por mediat greke shkruajnë se ai ka qenë i dënuar më parë për rrëmbim të fëmijëve dhe kontrabandë te paligjshme.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 22:33

Pas një kronike të transmetuar nga një emision investigativ ku pretendohet se një punonjës i policisë ka dhunuar një qytetar, ka reaguar Policia.

Postuar: 19/09/2018 - 22:21

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar edhe ngjarjet në Vlorë, veçanërisht të zhdukurit.

Postuar: 19/09/2018 - 22:08

Një banor i fshatit Dukaj, A.K.

Postuar: 19/09/2018 - 21:50

Babai i Zamir Latifit, Fatos Latifi, djali i të cilit u vra më 11 tetor të vitit të kaluar së bas

Postuar: 19/09/2018 - 21:41

Policia ka ndaluar sot ish-drejtorin e Spitalit Rajonal të Beratit, Idlir Frashëri në kuadër të n

Postuar: 19/09/2018 - 21:31

Gazetari Artan Hoxha tha se në Lushnjë është një tjetër grup që merret me trafikun ndërkombëtar t

Postuar: 19/09/2018 - 21:30

Një 59-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke, pasi akuzohet si koka e një grupi