BREAKING NEWS

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë, zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të LSI, zbulohen emrat që spostojnë veteranët

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë,
x

Aktualitet

Tmerrohen kalimtarët, gjejnë gruan shqiptare të pajetë brenda në makinë

Tmerrohen kalimtarët, gjejnë gruan shqiptare të pajetë

Një grua e moshës 56 vjeçe është gjetur pa shenja jete brenda një makine në Partesh, Gjilan.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së  Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot rreth orës  17:24  jemi  njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjendet një femër që dyshohet se është pa shenja jete”.

“Ndihma e parë ka shkuar dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”,  tha Hashani.

Trupi i pajetë i viktmës është dërguar për autopsi. Nuk bëhet i ditur identiteti i gruas, deri në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.