Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Trafik armësh nga Maqedonia, Gjykata për Krime të Rënda dënon me 9 vite burg 32-vjeçarin

Postuar: 20/04/2019 - 08:16

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 9 vite burg Ylber Sumën, i arrestuar rreth tetë muaj më parë, pasi tentoi të trafikonte armë nga Maqedonia drejt Shqipërisë. 32-vjeçari, maqedonas por me banim në Kosovë u gjykua nga Krimet e Rënda me gjykim të shkurtuar nga ku përfiton 1/3 e uljes së dënimit. Në vendimin e saj përfundimtar togat e zeza të krimeve të rënda u shprehën se Suma do të vuaj 6 vite heqje lirie, duke filluar që nga momenti i arrestimit. Për maqedonasin e arrestuar në korrik të vitit 2018, organi i akuzës kërkoi dënimin e tij me 12 vite burg. Vendimi për të riun u dha nga gjykata tre ditë më parë, ndërsa përpara se trupi gjykues të tërhiqej për vendim ka mohuar akuzat se pistoletat e sekuestruara në makinën që po udhëtonte do ti shiste në Elbasan. Sipas prokurorisë i pandehuri merrej me trafik armësh dhe se dy pistoletat që policia gjeti dhe sekuestroi në automjetin e tij do të shiteshin në Elbasan kundrejt vlerës prej 500 eurove. Në fund të këtij procesi gjyqësor gjykata e gjeti fajtor 32-vjeçarin për veprën penale të trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit duke e dënuar përfundimisht me 9 vite burg.

Hetimet

Pas gjetjes dhe sekuestrimit të dy pistoletave dhe fishekëve të gjetura në makinën që po udhëtonte 32-vjeçari, Krimet e Rënda në bashkëpunim me policinë, zbuluan fillimisht aktivitetin që kryente Suma. Nga hetimet u zbulua se dy pistoletat e sekuestruara do të shiteshin në qytetin e Elbasanit për 1000 euro nga 500 euro secila. Organet ligjsbatuese të vendit tonë kishin marrë informacion në rrugë operative për trafikun e armëve që kryente 32-vjeçari nga Maqedonia. Pas informacionit të marrë nga policia se 32-vjeçari kishte hyrë në territorin Shqiptar dhe informacionin që uniformat blu kishin për aktivitetin kriminal të Sumës, e Specialistët e Hetimit të Krimeve dhe Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar bënë të mundur arrestimin e maqedonasit si dhe parandalimin e këtij aktiviteti kriminal. 32-vjeçari u arrestua në fshatin Urakë, kur i ishte drejtuar qytetit të Elbasanit, ku do bëhej dhe shitja e armëve.

Operacioni “URAKA”

Më korrik të vitit që lamë pas Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda goditi një aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake. Më 28 korrik të vitit 2018 Policia e Shtetit në bashkëpunim me krimet e rënda finalizuan një operacion të koduar “URAKA 1”, në sajë të cilit sekuestroi dy armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi fishekësh. Në sajë të këtij operacioni në atë kohë u arrestua në flagrancë poseduesi i tyre, 32 vjeçari nga Maqedonia Ylber Suma me banim në Kosovë. Si rezultat i këtij operacioni në atë kohë policia tha se në vendin e quajtur fshatin Urake, në qytetin e Përrenjasit është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ylber Suma, 32 vjeç, lindur në Shkup, Maqedoni dhe banues në fshatin Dimcë, komuna Hani i Elezit, Kosovë. Arrestimi i 32-vjeçarit u bë pasi gjatë kontrollit të automjetit tip “Alfa Romeo” me targa SK3771AD, të cilin i riu e drejtonte vetë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri tip pistoletë dy krehëra, dhe 5 fishekë. Ky shtetas këto armë zjarri bashkë me municionet përkatëse, i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia, me qëllim për ti shitur ato me pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 Euro copa. 32-vjeçari, Ylber Suma u shpall fajtori dhe u dënua me 9 vite burg tre ditë më parë nga Gjykata për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake” të parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 10:08

OSHEE njofton se në disa zona të Tiranës do të ketë kufizim të energjisë elektrike për tri ditë me radhë.
 
Shkak, sipas OSHEE janë punimet për investimin në kabinat elektrike.

Postuar: 26/05/2019 - 09:55

Është vënë në pranga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
 

Postuar: 26/05/2019 - 09:34

Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 4.1 ballë janë regjistruar në jug të vendit.

Postuar: 26/05/2019 - 09:02

Analisti Ilir Demalia ka komentuar protestën e sotme të opozitës.

Postuar: 26/05/2019 - 08:37

Moti ditën e sotme pritet të jetë i ngrohtë, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Postuar: 26/05/2019 - 07:56

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm David Qosen, e akuzuar për vras

Postuar: 26/05/2019 - 07:54

Policia e Shkodrës ka arrestuar mesditën e djeshmeish-kryetari i komunës Shalë, Dedë Tonaj.