BREAKING NEWS

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e
x

Aktualitet

Trafik droge nga Shqipëria drejt Greqisë, SPAK mbyll hetimet për 21 persona, dorëzon dosjen në gjykatë, ja detajet

Trafik droge nga Shqipëria drejt Greqisë, SPAK mbyll hetimet për

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dorëzuar dje dosjen në gjykatë për 21 persona, të akuzuar për trafik droge drejt shtetit grek. Në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.102 të vitit 2019. Teksa janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim shtetasit: Aleks Nanaj, Petrit Nanaj, Kejdi Sadushi, Armand Zholi, Florenc Llanaj, Kujtim Zmalaj, Emiljant Lamkollari, Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Jonida Jorgji, Sara Hatia, Odise Ymeri, Ervin Hysaj, Trimosh Leskaj, Elton Llanaj, Aleks Likaj, Donaldo Nela, Artan Hoxha, Andrea Caca dhe Pashk Syla. Sipas informacioneve të siguruara nga SPAK, këta emra lidhen me një sërë veprash penale të kryera në formë bashkëpunimi. Konkretisht bëhet fjalë për veprat penale “Trafikimit të Narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuara nga nenet 283/a, 283,333/a dhe 334 të Kodit Penal. Burimet nga SPAK bëjnë me dije se lënda narkotike, fillimisht trafikohej nga Saranda, përmes kufirit të gjelbër për në territorin e shtetit grek, nga ku më pas shpërndahej në drejtim të qyteteve të ndryshme të Greqisë. Gjithashtu sipas njoftimit thuhet se falë bashkëpunimit nga ana e autoriteteve greke me grupin hetimor, është bërë i mundur që në territorin grek të sekuestrohen në total një sasi prej mbi 400 kg lëndë narkotike “Cannabis Sativa”. Në kuadër të këtij bashkëpunimi po ashtu janë arrestuar dhe proceduar të paktën 14 persona, mes të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe shtetas grekë. Ndërsa në Shqipëri, gjatë hetimeve është bërë e mundur që të sekuestrohet në 4 raste lëndë narkotike me peshë në total 280 kg “Cannabis sativa”. Për t’u theksuar është fakti se krahas personave të dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme, gjatë hetimeve është bërë e mundur që të arrestohen dhe procedohen penalisht nga prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Durrës, Sarandë Fier dhe Elbasan edhe 12 persona të tjerë. Ndërkohë grupet hetimore janë duke vijuar punën për evidentimin e personave të tjerë që janë pjesë e këtij grupi kriminal.

Përgjimet e prokurorisë

Nga ana tjetër në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë zbardhur dhjetëra orë përgjime mes trafikantëve dhe korrierëve që bënin transportin e drogës. Sipas informacioneve të siguruara nga grupet hetimore, gjatë zbardhjes së bisedës anëtarët e grupit flasin për vendet e takimit, rrugën që do ndjekin, madje edhe për veshmbathjet që do marrin me vete. Ndërsa në raste të tjera, pas sekuestrimit të sasive të drogës nga ana e policisë greke, ata shfaqen të shqetësuar dhe komunikojnë me kode me njëritjetrin. Gjatë bisedës është zbuluar gjithashtu se ata flasin për lajmet që publikohen në mediat greke, kryesisht ato në Igumenicë, që kanë sinjal edhe në Sarandë, duke thënë se lajmet duhet t’ia dërgojnë dikujt tjetër, duke nënkuptuar personin për të cilin punojnë. Biseda fillon më datë 26 shtator 2018, ora 08:45, Mikel Jorgji i dërgon mesazh Besmir Ymerit me këtë përmbajtje: “Fole gjë mo, se i kam thënë tjetrit dhe po bëhem hasëm, ça do bëjmë”. Në orën 19:24, shtetasi Besmir Ymeri i përgjigjet Mikelit: “Më thuaj që t’i them tjetrit”. Më datë 4 tetor 2018, ora 22:37, Mikel Jorgji komunikon me përdoruesin e një numri grek, ku ky i fundit i shkruan këtë mesazh: “Merr pak tel gr Kel”. Më datë 6 tetor, ora 12:09, Mikeli komunikon me bashkëshorten e tij dhe flasin për arrestimin e shtetasve të mësipërm, po atë ditë në Igumenicë.