BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Trafik kokaine në Korçë dhe Tiranë, përfundojnë në prangat e policisë 4 persona

Trafik kokaine në Korçë dhe Tiranë, përfundojnë

Ky muaj ka përfunduar me arrestimin e katër personave në qytetet Korçë e Tiranë pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp policia bën me dije se fillimisht në pranga kanë rënë 2 të rinj në qytetin e Korçës, të cilët janë identifikuar si S.K., dhe A.Ç. Arrestimi i tyre është bërë në flagrancë gjatë kontrolleve rutinë të ushtruara nga policia nëpër automjete, teksa personave në fjalë, u janë gjetur një sasi lëndësh narkotike kokainë dhe armë zjarri të cilat i posedonin pa leje. Konkretisht policia njofton se pas ndalimit dhe më pas arrestimit të të rinjve, në përfundim të hetimeve në automjetin që ishin duke udhëtuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale fishekë, armë e një sasi kokaine e ndarë në qese. Tashmë dy të rinjtë do të përballen më veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Prodhimi e shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”. “Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit e shitjes së narkotikëve, se dy shtetas po qarkullonin me armë dhe drogë në një automjet tip “Benz”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit në lagjen nr. 9, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues A. Çallëku, 19 vjeç, banues në Durrës dhe me pasagjer pronarin e mjetit, shtetasin S. Krasta, 31 vjeç, lindur në Pirg, Korçë dhe banues në Durrës, iu gjet e sekuestrua një armë sportive tip pistoletë, një krehër me 8 fishekë dhe në sendet personale të shtetasit S. Krasta, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Ndër të tjera policia bën me dije se për veprime të mëtejshme, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Prodhimi e shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.  
Në Tiranë arrestohen dy trafikantë të tjerë
Prangave të policisë këtë fundmuaji nuk u kanë shpëtuar as personat e identifikuar me iniciale L.N., dhe E. C., arrestimi i të cilëve është bërë në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Urus”. Policia  jep detaje se trafikantët, në momentin e ndërhyrjes nga ana e punonjësve të policisë për kapjen e tyre fillimisht janë përpjekur të largohen me vrap për t’i shpëtuar kapjes së tyre, por nuk kanë mundur dot pasi janë vënë në pranga nga Policia. Ndërkohë, pas ndalimit dhe më pas arrestimit të tyre janë sekuestruar 1 kg e 117 gramë kokainë, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe sende të tjera të kundraligjshme. “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Tiranë, zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Urus”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. N., 47 vjeç dhe E. C(H)., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë grumbulluar informacione në rrugë operative se të dy këta shtetas mereshin me shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit “Kokainë” në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës. Në bazë të informacioneve të grumbulluara dhe  pas një pune të mirëfilltë hetimore disa javore është bërë e mundur kapja në flagrancë e tyre në rrugën “Nikolla Lena”  në Tiranë”, deklaron policia.  Gjithashtu në fund të veprimeve hetimore u sekuestrua edhe automjeti me të cilin të arrestuarit, qarkullonin për të shitur lëndën narkotike, 6 aparate celularë dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Ndërsa, materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.