BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Trafiku i armëve me postë, nis gjyqi ndaj Sajmir Cullhajt, identifikohen dhe 2 pjesëtarë të tjerë në rrjet

Trafiku i armëve me postë, nis gjyqi ndaj Sajmir Cullhajt,

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua mesditën e djeshme seanca në ngarkim të Sajmir Cullhajt, i arrestuar në gusht të 2017, pasi tentoi të dërgonte me postë 3 automatikë në Angli. Në seancën e djeshme përpara gjykatës dhe organit të akuzës i pandehuri pranoi se i ka dërguar ato pako, por se nuk ka pasur dijeni për armët. Në seancën e djeshme, mbrojtja kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila, u pranua nga gjykata. Pas pranimit të gjykimit të shkurtuar, i pandehuri nëse shpallet fajtor do të përfitoj ulje të dënimit me një të tretën. Ndërkohë, prokuroria ditën e djeshme zbuloi edhe skemën e përgatitur për realizimin e trafikimit të armëve, ndërsa shtoi se hetimet për rastin në fjalë, vazhdojnë për të zbardhur edhe qëllimin për të cilën do të trafikoheshin dhe personat e lidhur. Kujtojmë se Çullhaj, është arrestuar në 26 gusht, ndërsa dy ditë para arrestimit, në 24 gusht, në Rinas ishte gjetur dhe sekuestruar një dërgesë drejtë Britanisë, ku nga skanerët janë identifikuar armët. Pas kësaj, sipas prokurorisë është identifikuar se pakoja është nisur nga një DHL në Durrës, ku kanë shkuar oficerë të policisë gjyqësore dhe kanë marrë në pyetje punonjësit që kanë qenë në turn dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë. Ndërkohë si prova që vërtetojnë implikimin e të pandehurit në këtë rast të trafikimit të armëve, por edhe trafikimit të lëndëve narkotike, prokuroria tha se përpos dëshmive të punonjësve, kamerave të sigurisë, ka të dhënat e nxjerra nga këqyrja e telefonit të Çullhajt dhe disa përgjime telefonike. Ndërkohë, për lëndën narkotike, Saimir Çullhaj, ka pretenduar se e kishte për përdorim vetjak, por sipas organit të akuzës, sasia e gjetur është e konsiderueshme, për këtë, justifikimi i të pandehurit nuk është i besueshëm.

Hetimet

Sipas prokurorisë Cullhaj dhe personi i shpallur në kërkim Neritan Faria, kur kanë dërguar pakon në postë, kanë deklaruar se brenda saj është një makinë larëse e blerë në Angli. Sipas tyre ata po e kthenin makinerinë, pasi ishte e prishur dhe ishte brenda garancisë. Ndërkohë, kanë qenë punonjësit që kanë bërë një përshkrim fizik të personave në fjalë, dhe kamerat e sigurisë që kanë bërë të mundur identifikimin e tyre. Hetuesit, kanë arritur të gjejnë emrat pasi kanë identifikuar numrin e targës së makinës me të cilën kishin shkuar te DHL. Ndërkohë, pas këtyre veprimeve, është bërë këqyrja e telefonit të Saimir Çullhajt, ku shihen biseda me Neritan Farinë, në lidhje me dërgimin e pakove për në Britani. Sipas prokurorit të çështjes, Behar Dibra, Neritan Faria, i cili është ende në kërkim, ka kontakte të shumta me persona në Britani. Ndërkohë, dje prokurori i çështjes nxori në skenë edhe dy personazhe të tjerë, të cilët, janë konsideruar si pritësit dhe organizatorët, por nuk ka prova që i implikojnë ata drejtpërdrejtë në këtë histori dhe për këtë, nuk janë marrë masa ndaj tyre. Konkretisht, ka qenë shqiptari me inicialet S. A., i cili në atë kohë ka qenë në një burg në Britani, pasi ishte kapur si një emigrant i paligjshëm. Aktualisht, ai është depërtuar në Shqipëri, ku i janë marrë edhe deklarime. Gjithashtu, me anë të një letër porosie të dërguar në Britani nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, është kërkuar informacion për shtetasin anglez me inicialet Xh. M., i cili në atë kohë, ka qenë në Shqipëri. Për zbardhjen e plotë të aktivitetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë informacion nga autoritetet britanike dhe pikërisht, për administrimin e këtyre letër-porosive në gusht të këtij viti, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda zgjati hetimet me tre muaj. Çullhaj gjatë gjithë hetimit, ka qenë mohues ndaj akuzave të ngritura ndaj tij, duke thënë se ai nuk ka dijeni se çfarë përmbanin pakot dhe se, kishte pranuar të çonte ato pako me kërkesë të një miku. Mbi Sajmir Cullhajn rëndojnë dy akuza ajo e “Trafikimit të armëve dhe municionit”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.

Elvis Myrta

Më të lexuarat