BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Aktualitet

Tragjedi në familjen shqiptare/ Po mblidhte lule anash rrugës, makina merr zvarrë përpara 5-vjeçaren, prindërit dhe i vëllai i vogëlushes pësojnë gjendje shoku

Tragjedi në familjen shqiptare/ Po mblidhte lule anash rrugës, makina

Një ngjarje rrugore i ka marrë jetën një vajze të vogël në Greqi me origjinë shqiptare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në qytezën Lechaina, teksa 5-vjeçarja e quajtur Klaudia mblidhte lulëkuqe në anë të rrugës.

Një makinë e përplasi dhe e tërhoqi zvarrë për disa metra duke i shkaktuar dëmtime të rënda vogëlushes. 5-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spitalin e Patras, por mjekët konstatuan vdekjen e saj.

Aty pranë ndodheshin edhe prindërit e saj, të cilët punonin prej vitesh në sera. Ndërsa drejtuesi i mjetit u arrestua dhe akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

Prindërit e vogëlushes, Bledi dhe Dorina jetonin dhe punonin prej 30 vitesh në Greqi dhe ishin shumë të njohur për komunitetin lokal ku ata qëndronin. Ata janë prindër edhe të një djali i cili studion në gjimnaz.

Aksident tragjik ka shkatërruar familjen. Sikurse raporton shtypi grek, babai i 5-vjeçares nuk pranon ende që vajza e tij nuk jeton më.

Ndërsa nëna dhe vëllai janë të tronditur. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar hidhërim edhe tek banorët e zonës e në komunitetin lokal.

Tragjedi në familjen shqiptare/ Po mblidhte lule anash rrugës, makina

Më të lexuarat