BREAKING NEWS

"Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në shtëpi, zbardhen detaje të reja për arrestimin e zyrtarit të lartë në Elbasan, publikohet FOTOJA dhe EMRI. Dalin pamjet

"Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve politikë, i biri jep lajmin e hidhur: Një muaj pasi kaloi Covid-19, pësoi komplikacion të rëndë në ...

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve
x
BREAKING NEWS

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21 Janarin”, prova e dëshmi të reja për 4 vrasjet, Berisha pritet të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21
x
BREAKING NEWS

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet në Shqipëri, mjekja jep alarmin: Përveç variantit të ri, po qarkullon edhe...

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet
x
BREAKING NEWS

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të ‘Shëndetësisë’

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të
x
BREAKING NEWS

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e rëndësishëm Roland Bejkos

‘Tërmet’ në PD, Lulzim Basha i jep postin e
x
BREAKING NEWS

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e Shërbimit të Provës dhe i jep urdhrat e prerë: Nuk jeni të paprekshëm, porosia ime një dhe e vetme!

“Nuk jeni ishull i pavarur”, Manja prezanton drejtorin e
x
BREAKING NEWS

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente, ia beson Shkodrën krahut të tij të djathtë (EMRI)

Helidon Bushati dha dorëheqjen, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Aktualitet

Tragjedia e 9 Janarit/ Familjarët zbarkojnë përpara SPAK, Ndoc Bjeshka bën deklaratën tronditëse: Nuk e kam gjetur ende trupin e djalit, ja kush e ka zhdukur (Përmend emrin e ministrit)

Tragjedia e 9 Janarit/ Familjarët zbarkojnë përpara SPAK, Ndoc

Përpara godinës së SPAK kanë mbërritur familjarët e personave që humbën jetën në tragjedinë e ‘9 Janarit’ në bregdetin e Vlorës. Familjarët kërkojnë që të hetohet nga Prokuroria e Krimit të Organizuar.

Sipas tyre në fshehjen e 8 trupave të familjarëve të tyre, që edhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur ende, kanë gisht dhe strukturat shtetërore.

Ndoc Bjeshka, i cili ka humbur djalin e tij të vetëm në këtë tragjedi, thekson se kjo ngjarje duhet të zbardhet. Sipas tij shteti italian ka deklaruar se janë gjetur trupa të pajetë të cilët janë fshehur nga vetë shteti shqiptar ndërkohë që përmend dhe emrin e Sokol Bizhgës.

Ai akuzon ministrin e kohës Pandeli Majko dhe zyrtarë të tjerë, që sipas tij nuk kanë bërë asnjë përpjekje për shpëtimin e të rinjve, që kishin mbetur me orë të tëra në det të hapur.

“Janë 8 persona të zhdukur, mes tyre edhe djali im, që nuk i kam gjetur ende kockat. Ka qenë Sokol Bizhga ai që ka zhdukur trupat, ne kërkojmë që të merren në pyetje të gjithë zyrtarët e përfshirë, mes tyre edhe Pandeli Majko që ka qenë ministër“, u shpreh babai i një prej djemeve që rezulton i zhdukur, tashmë prej 18 vitesh.

Ata thonë se prokuroria e Vlorës nuk ka kryer asnjë hetim, dhe nuk ka çuar asnjë person në Gjykatë lidhur me këtë ngjarje tragjike. Shumica e viktimave të kësaj tragjedie ishin nga veriu i Shqipërisë, dhe ishin nisur për një jetë më të mirë drejt Italisë.

Kujtojmë se në tragjedinë e ndodhur në 9 Janar të 2004-trës humbën jetën 28 persona, 8 prej të cilëve nuk janë gjetur ende.

Më të lexuarat