Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tragjedia e helikopterit, merren në pyetje eprorët e 2 pilotëve, hetim karburantit

Tragjedia e helikopterit, merren në pyetje eprorët e 2 pilotëve, po hetohet karburanti

Postuar: 13/04/2016 - 10:24

Helikopteri i Ushtrisë shqiptare, EC-145, dyshohet se ka qenë duke fluturuar fare ulët në momentin kur është përplasur në sipërfaqen e ujit në liqenin e Shkodrës.
 
Aksidenti i datës 6 prill 2015 dyshohet se ka ndodhur pikërisht për shkak të fluturimit në nivel fare të ulët mbi liqen. Mendohet se ka qenë një kthesë e fortë e menjëhershme apo një manovër e pilotëve që ka sjellë prekjen e helikave në sipërfaqen e ujit duke humbur ekuilibrin e mjetit fluturues.
 
“Panorama” shkruan se grupi i hetimit ka marrë e ka dërguar për analiza mostra të karburantit dhe të vajit të përdorur nga helikopteri i Ushtrisë EC-145, i rrëzuar në Shkodër javën që kaloi. Bashkë me disa pjesë të tjera të mjetit fluturues, mostrat në fjalë janë dërguar për ekspertim me qëllim përcaktimin e shkakut të rrëzimit të mjetit të Ushtrisë.
 
Vendimi për ekspertimin e vajit dhe karburantit është marrë nga grupi i hetimit i ngritur në Prokurorinë e Shkodrës dhe Tiranës. Këto dy grupe oficerësh e prokurorësh po kryejnë hetime në lidhje me aksidentin ajror ku gjetën vdekjen dy pilotët Floran Delia e Donald Hoxha. I plagosur mbeti edhe Gerald Baramuça, i cili është pyetur në Spitalin Ushtarak, por ka thënë se nuk i kujtohet asgjë nga dita e aksidentit.
 
DËSHMITË NË FARKË
Ditën e djeshme, hetuesit e Prokurorisë së Tiranës kanë sekuestruar dokumente të tjera në regjimentin e helikopterëve në Farkë.
Po kështu, hetuesit kanë marrë në pyetje komandantin e regjimentit dhe operatorët e kullës së kontrollit dhe qendrës së radarëve që kanë komunikuar me dy pilotët e EC-145 dhe kanë ndjekur fluturimin e asaj dite.
 
Mësohet se gjatë dëshmive të tyre për hetuesit, zyrtarët dhe punonjësit e regjimentit të Farkës kanë pohuar se fluturimi ishte procedurë stërvitore rutinë. Sipas tyre, që nga momenti i ngritjes deri sa avioni humbi kontaktin nuk ka pasur thyerje të itinerarit të fluturimit dhe as raportime për ndonjë problematikë nga moti në zona të caktuara apo nga probleme teknike të helikopterit.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:10

Një valë tjetër i nxehti do të përfshijë Europën duke nisur nga dita e diel. Ajo do të kalojë nëpër Europën Qendrore deri në Skandinavi.

Postuar: 20/07/2019 - 14:16

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar i Durrësit.

Postuar: 20/07/2019 - 13:36

Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Mitat Tola në një prononcim për gazetarët tha se policia

Postuar: 20/07/2019 - 13:10

Në makinën e 37-vjeçari, Ardian Kuka që i mori jetën gruas së tij ditën e djeshme është gjetur nj

Postuar: 20/07/2019 - 11:50

Një krim makabër ndodhi pasditen e djeshme në Durrës.

Postuar: 20/07/2019 - 11:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një shqiptar në Itali mëngjesin e kësaj të shtune.