BREAKING NEWS

"Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në shtëpi, zbardhen detaje të reja për arrestimin e zyrtarit të lartë në Elbasan, publikohet FOTOJA dhe EMRI. Dalin pamjet

"Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve politikë, i biri jep lajmin e hidhur: Një muaj pasi kaloi Covid-19, pësoi komplikacion të rëndë në ...

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve
x
BREAKING NEWS

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21 Janarin”, prova e dëshmi të reja për 4 vrasjet, Berisha pritet të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21
x
BREAKING NEWS

Fati i Berishës në duart e Ndokës për zgjedhjet e 6 marsit, aleatët i kthejnë kurrizin, foltorja kundër bashkimit me LSI për mesazhin e keq të bllokut 700 mijë euro

Fati i Berishës në duart e Ndokës për zgjedhjet e 6 marsit,
x
BREAKING NEWS

SHBA prish planet e presidentit për të zaptuar Kushtetuesen, Yuri Kim vizitë blic në Gjykatën e Lartë para zgjedhjes së emrave të rinj

SHBA prish planet e presidentit për të zaptuar Kushtetuesen, Yuri Kim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet në Shqipëri, mjekja jep alarmin: Përveç variantit të ri, po qarkullon edhe...

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet
x

Aktualitet

Tragjedia e vdekjes së 4 turistëve rus në Qerret, Klodiana Lala zbardh detajet e reja dhe dyshimet që ka ngritur policia për lëvizjen që ata bënë para se të shkonin në hotel

Tragjedia e vdekjes së 4 turistëve rus në Qerret, Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja për 4 turistët rusë që ndërruan jetë një ditë më parë teksa po relaksoheshin në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës, teksa prej një jave po pushonin në Shqipëri.

Mësohet se 4 turistët, çifti Burenkova, vajza e tyre e bashkëshorti i saj, kishin zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre. Ata kishin mbërritur në vendin tonë, të dielën e javës së shkuar përmes një agjencie turistike, udhëtim që do të ishte i fundit për ta. Bashkë me 4 familjarët, në Shqipëri ishin edhe 4 turistë të tjerë rusë.

Nataliia Burenkova, 58 vjeçe,Sergei Burenkova, 60 vjeç, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe Nikita Belousov, 37 vjeç u gjetën mbrëmjen e së premtes pa shenja jete në sauna nga stafi i hotelit.

Burimet thanë për gazetaren Klodiana Lala se gjatë ditës ata kishin udhëtuar drejt Maqedonisë, dhe pas drekës në Ohër, ishin kthyer sërish në hotelin ku po qëndronin. Zbardhja e detajeve të reja, ka zgjeruar edhe pistën e hetimit nga grupi hetimor. Paraprakisht policia tha se 4 turistët dyshohet të kenë ndërruar jetë nga asfiksia, por nuk përjashtohet as pista që 4 familjarët të kenë qenë nën efektin e alkoolit. Gjithashtu pjesë e hetimit është bërë edhe udhëtimi i turistëve në Maqedoni, për ndonjë helmim të mundshëm të tyre, apo konsumim të lëndëve psikotrope.

Në dëshminë e saj për grupin hetimor, një prej punonjësve të hotelit tha për prokurorët se ka qenë rreth orës 22:30 kur ka shkuar në zonën e saunës, ku ishin 2 çiftet, ndërsa i ka thirrur atyre disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë, por pasi nuk ishin përgjigjur, ka hyrë brenda ku ka parë edhe skenën makabre.