Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tragjedia me dy të vdekur nga shembja e skelës në Tiranë, polica arreston dy drejtuesit teknikë, në kërkim pronari

Postuar: 18/08/2019 - 07:56

Pa kaluar 24 orë nga tragjedia e mesditës së djeshme në kryeqytet, ku pas rënies së skelës në një pallat që po rikonstruktohej tek rruga e “Elbasanit”, policia e kryeqytetit ka arrestuar dy drejtues të firmave private që montuan skelën, e cila u shemb duke shkaktuar tragjedinë. Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se pronari i skela "Syla" është shpallur në kërkim për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Dy punëtorët që humbën jetën paguheshin me 30 mijë lekë të reja në muaj, ndërkohë që skelat ishin montuar jashtë pallatit në maj të këtij viti. Edhe një ditë pas ngjarjes, pjesë të konstruktit të shembur kanë mbetur në ajër gjysmë të montuara duke u bërë rrezik për kalimtarët dhe për banorët. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë dje se dy drejtuesit e arrestuar janë, Xhimi Tarushi me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi” si dhe Ilir Bendo me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”. Ndërsa mbi pronarin e “Skela Syla”, i cili është shpallur në kërkim, rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa kjo akuzë rëndon edhe për dy drejtuesit teknik të arrestuar. Nën hetim për këtë ngjarjes janë vendosur edhe punonjësit e Inspektoratit të Punës Tiranë, pasi ata nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti dhe po vazhdon puna për dokumentimin ligjor për këta punonjës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së punimeve në fasadën e jashtme të pallatit për veshjen me sistemin termoizolues (kapot). Punëtorët sapo kishin nisur punën për zhvendosjen e skelës, me qëllim nisjen e punës në fasadën ngjitur. Materialet e hequra nga skela e parë janë zhvendosur tek tjetra, duke akumuluar një peshë të madhe, çka është bërë shkak për aksidentin ku humbën jetën Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra. Ata mbetën nën hekura e dërrasa dhe ndihma e parë nga kolegët e tyre nuk dha rezultat. Ishin forcat zjarrfikëse që pas 90 minutave bënë zhvendosjen e skelave metalike, të cilat kishin zënë poshtë 2 prej punëtorëve të cilët nuk mbijetuan. Puna për rikonstruksionin e jashtëm të pallatit kishte nisur në muajin maj, me një fond për përmirësimin dhe termoizolimin e fasadave, rreth 13 milionë lekë. Rreth 15 punëtorë ishin angazhuar, ndërsa paguheshin me 30 mijë lekë në muaj. Policia ka nisur procedim penal për shpërdorim detyre për punonjësit e Inspektoratit të Punës Tiranë, të cilët nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti. Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth orës 15:00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën 31-vjeçari Ergys Brahimaj, punëtor ndërtimi në firmën "Xhimi, si dhe Orjan Kodra, 36 vjeç, punëtor i firmës skela “Syla”. Po nga rrëzimi i skelës janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën, Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç. punëtor i firmës skela “Syla”.

Punëtorët e plagosur jashtë rrezikut për jetën

Tre punëtorët që u plagosën nga shembja e skelës dy ditë më parë nga pallati 13 katësh janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ata ndodhen në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre ka treguar se kanë qenë në momentet e fundit të punës, dhe as nuk e kujton se si ka ndodhur shembja. Genti Bardhi punonjësi i kompanisë së ndërtimit “Xhimi” tha se është një mrekulli që ishte gjallë, pasi ai ishte në katin e katërt në momentin që skela ka rënë, dhe për një moment ai ka qenë i varur nga bluza në skelë dhe më pas ka rënë në tokë. Kolegu i tij që fatkeqësisht ndërroi jetë ishte në katin e 6. Ndërsa dy punonjësit e skelës që kanë shpëtuar janë hedhur nga skela. Përsa i përket viktimës tjetër, Genti Bardhi u shpreh se nuk e kujton pasi nuk e ka parë, ai shprehet se e ka marrë vesh nga polica që ata kanë vdekur.

Elvis MYRTA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 23:46

Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për takimin që ka patur me menaxherin e njohur Shameti dhe me presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj.

Postuar: 20/09/2019 - 23:12

 Mirald Metallari 22-vjeçari, që vrau nënën dhe babanë e tij rreth një vit e gjysmë më parë

Postuar: 20/09/2019 - 23:02

 Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi motoçikleta me të cilë

Postuar: 20/09/2019 - 22:37

Pas shtrimit të fushës, sot në mbrëmje është testuar edhe ndriçimi në stadiumin “Arena Ko

Postuar: 20/09/2019 - 22:28

Gazetari, Basir Çollaku tregoi sesi nisi rrënimi i dosjes "Tahiri" dhe që u finalizua m

Postuar: 20/09/2019 - 22:27

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT që brenda një kohe r

Postuar: 20/09/2019 - 21:30

Gazetari, Basir Çollaku, thotë se shpërdorimi i detyrës nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahi