BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Aktualitet

Tragjedia në Kroaci/ I mbijetuari shpërthen në lot: Shumicën e trupave i nxorëm vetë

Tragjedia në Kroaci/ I mbijetuari shpërthen në lot: Shumicën

I mbijetuari i aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në “Slavonski Brod”, në Kroaci ka treguar tmerrin e përjetuar. Fidan Hajdari ka thënë se në momentin kur ndodhi aksidenti kishte qenë në gjumë dhe se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt.

“Vetëm kam udhëtu, nuk e kam pas askënd të familjes. Rasti ka ndodhur në 6 në mëngjes, shumica kemi qenë në gjumë, ka ndodhur një aksident shumë i shpejtë. Arsyet e aksidentit është mirë me i dhënë policia, unë për vete kam qenë në gjumë nuk mund të supozojë”,-ka thënë Hajdari.

Ndërkohë, mes lotësh ai tregon se disa nga trupat e viktimave i kishin larguar vetë, ndërsa shtoi se pamjet ishin shumë të rënda.

“Më ka dalë gjumi, e kam pa që jemi duke u përplasur por se kemi pritur që ka me qenë kaq tragjike. Fati që kemi shpëtuar shumica, fati i keq është që 10 prej neve nuk ia kanë dalë. Kam qenë në pjesën e mesme të autobusit në katin e sipërm. Po, shumicën prej tyre i kemi largu vetë trupat. Autoritetet kroate i kisha falenderu kanë bërë një punë shumë të mirë.”-shtoi ai.