BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Aktualitet

Tragjike në Fier, makina përplas për vdekje një 30 vjeçar

Tragjike në Fier, makina përplas për vdekje një 30

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 30 vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në fshattin Qenas, ku një mjet i paidentifikuar ka përplasur 30 vjeçarin Q.M, banues në Mbrostar.

“Sot rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë.

30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.