BREAKING NEWS

Ndahet nga jeta Vito Kapo, postet e rëndësishme që ka mbajtur ndër vite në krah të Enver Hoxhës

Ndahet nga jeta Vito Kapo, postet e rëndësishme që ka mbajtur
x

Aktualitet

Tragjike në Itali/ Po kthehej nga turni i natës, shqiptari gjen vdekjen në mes të rrugës, lë pas dy fëmijë (Emri)

Tragjike në Itali/ Po kthehej nga turni i natës, shqiptari gjen

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën shqiptarit të identifikuar si Endri Zaimi në Itali.

Ngjarja ka ndodhur sot në orës 7 të mëngjesit në Belluno të Italisë, ku 25-vjeçari u përplas me një kamion.

I riu shqiptar po kthehej nga puna pasi ishte turni i natës dhe po drejtonte makinën tip Volvo V50. Ndërsa shoferi i kamionit që po transportonte materiale ndërtimi nuk u lëndua.

Endri Zaimi me gruan dhe dy fëmijët jetonte në Itali, në zonën e njohur si Alpago.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe e nxorrën nga makina, por 25-vjeçari kishte vdekur në vend.