BREAKING NEWS

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat
x

Aktualitet

Trajtimi i pacientëve të infektuar, hapet pavioni Covid në një tjetër qytet të Shqipërisë

Trajtimi i pacientëve të infektuar, hapet pavioni Covid në

Pavioni Covid në qytetin e Elbasanit është hapur pasditen e sotme dhe do t’i shërbejë të gjithë pacientëve të infektuar me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se ky pavion është pozicionuar pranë Spitalit Rajonal të Elbasanit.

Në këtë pavion do të marrin trajtim persona të infektuar jo vetëm nga Qarku i Elbasanit por edhe nga rrethe te tjera të vendit, bazuar në nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë deri në hapjen e pavioneve covid edhe në rrethe të tjera.

Përpos 4 spitaleve Covid në Tiranë, me pavionin e dedikuar COVID në Spitalin Rajonal të Elbasani jemi zgjeruar me 3 spitale rajonale për trajtimin e pacientëve me COVID19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 35 raste të reja në Elbasan dhe aktualisht janë 918 raste aktive.

Më të lexuarat