Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tre aksidente në Tiranë/ Ka të plagosur

Postuar: 11/09/2018 - 22:31

Tre aksidente janë regjistruar në 24 orët e fundit në kryeqytet. Për pasojë, janë regjistruar edhe tre të plagosur.

Në dy aksidente kanë qenë automjetet që kanë goditur këmbësorët, ku në një rast, drejtuesi 71-vjeçar, ka qenë i dehur. Në të dy këto raste, janë prangosur shkaktarët e aksidenteve.

Ndërsa aksidenti i tretë ka ndodhur si rezultat i përplasjes së dy automjeteve, ku e plagosur ka mbetur, njëra prej pasagjerëve të njërit prej mjeteve të aksidentuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 10. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Vorë – Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar shtetasin P. Sh., vjeç 34, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 10. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O. Xh., vjeç 71, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dionis Filozofi”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasin J. Xh., banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 10. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin C. E., vjeç 42, banues në Durrës, pasi në autostradë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me mjetin tip “Seat”, të drejtuar nga shtetasi A. D., vjeç 48, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar shtetësia A. E., vjeçe 34, banuese në Durrës, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/02/2019 - 22:09

Pak pas mbylljes së protestës të organizuar sot nga opozita ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Vasili shkruan se qytetarët

Postuar: 16/02/2019 - 21:55

Disa deputetë të Partisë Demokratike, kanë hyrë me forcë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, p

Postuar: 16/02/2019 - 21:46

Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e një të riu, i c

Postuar: 16/02/2019 - 21:42

Disa deputetë të PD-së janë paraqitur mbrëmjen e sotme te Drejtoria e Policisë.

Postuar: 16/02/2019 - 21:23

Ish-presidenti Bujar Nishani dhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD ka reaguar ashpër ndaj shoqërimi

Postuar: 16/02/2019 - 20:47

Pesë prokurorë të Tiranës kanë nisur hetimet për protestën e kësaj të shtune në bulevardin përbal

Postuar: 16/02/2019 - 20:33

Nuk kishte si të mungonte reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj pas protestës s