
Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve, ja provat tronditëse të policisë në prokurori

Tre familje në Zall-Herr gëzojnë shtëpitë e reja, Veliaj: Nuk i ndajmë në të majtë e të djathtë; ata e kishin në dorë Tiranën dhe nuk ngulën një gozhdë

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021
Pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit, familjet e Riza Zekthit, Hysen Vreshtit dhe Nazmi Oruqit në fshatin Dritas të Zall-Herrit hynë në shtëpitë e rindërtuara, më të sigurta se të parat.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjet në fshatin më periferik të kryeqytetit, ku nënvizoi se puna vijon edhe në ekstremin më fundor të Tiranës, njësoj si në qendër.
“Është e lehtë të prishësh, të shash dhe të pengosh, por është shumë e vështirë të ndërtosh, të bashkëpunosh dhe të kesh rezultat. Më inkurajon shumë fakti që po futemi në kohë rekord në shtëpitë e reja e kështu do të vazhdojmë me të gjitha familjet në Zall-Herr. Po punojmë njësoj, nga qendra në periferi. Është kollaj të bësh llogje nëpër kafene, por më e vështirë të vish në baltë për t’u siguruar që misioni realizohet me sukses”, tha Veliaj. Ai shtoi se kush i shton vilat në kohë pandemie nuk e kupton një hallexhi, i cili ka mbetur pa shtëpi nga tërmeti. “Kur nuk ke prekur punë me dorë, ankohesh kollaj. Kur i numëron vilat e tua palë-palë, ankohesh pse bëhen shtëpitë e të tjerëve. Nëse ata do e ndjejnë të falin një nga vilat e tyre për një hallexhi, do e vlerësonim jashtë mase. Por, kur shtojnë të tyret dhe ankohen pse ne punojmë për ata që tërmeti i la pa shtëpi, ka një hipokrizi të madhe. Tiranën e kishin në dorë, po ashtu edhe Shqipërinë, edhe në ato vite ka pasur përmbytje, njerëzit i merrte lumi, por u desh të vinim ne që të jepnim dëmshpërblimet dhe të rregullonim lumin”, theksoi Veliaj.
Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia tha se programi i rindërtimit nuk bën dallime nëse je i majtë apo i djathtë, pasi puna bëhet njësoj për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti. Në Zall Herr po rindërtohen 66 shtëpi individuale të shpërndara në fshatra të njësisë, si dhe 49 banesa kolektive në lagjen e re.
Më të lexuarat


“Ia mori ‘bllokun e zi’ Saliut bashkë me pronarin e tij”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e rënda politike dhe plas deklaratën e fortë për Ilir Metën (FOTO)

“Jam komplet e habitur”, Aida Shtino kap detajin dhe del me reagimin e papritur për emërimin e Joe Biden si President i SHBA-së (FOTO)

“Më frenonte makina vetë”, Blendi Fevziu tregon çudinë me të cilën u përball në Elbasan: Më dilte një këmbë ure që nuk ekzistonte dhe...

E trishtë/ COVID-19 i merr jetën artistit të madh shqiptar, vajza e tij rrëqeth me dedikim e saj: U shua shtylla e familjes sonë! (EMRI+FOTO)

Dyshohet se pastronin paratë e drogës përmes fajdeve, prokuroria u sekuestron 2 vëllezërve 5 milionë euro pasuri

Shtohet misteri për zhdukjen e biznesmenit italian, telefoni i tij vijon të bjerë, analiza e ADN do të vulosë gjithçka

“Sot në postë ishte surpriza e radhës nga atdheu”/ I befasuar nga ajo që i mbërriti në shtëpi, Dritan Zagani lëshon paralajmërimin e fortë: Ky është momenti i së vërtetës! (FOTO)

“I vrau Sali Berisha”, Artan Hoxha publikon videon që po shpërndahet me shpejtësi dhe plas ‘bombën’: Ilir Meta u shfaq me zë dhe figurë!

Blendi Fevziu rrëfen momentin e sikletshëm, tregon çfarë i ka ndodhur gjatë rrugës për të Korçë: Ia bëra nja dy herë me drita...

Mbeten mister shpërthimet e forta në mes të natës në Lezhë, banorët e frikësuar: U dëgjua fort, tronditi edhe tokën, ja ç’na panë sytë
