BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Aktualitet

Tre vjet burg për parakalim të gabuar? Ekspertët e sigurisë rrugore dalin kundër, ja arsyeja

Tre vjet burg për parakalim të gabuar? Ekspertët e sigurisë

Ndryshimet në Kodin Penal, i cili prej muajsh është duke u punuar nga një grup i gjerë ekspertësh në Ministri i Drejtësisë, duket se do të prekin edhe rregullat e qarkullimit rrugor. Më 17 shtator 2023 Report Tv publikoi një pjesë të draftit ku parashikohej dënimi nga gjobë deri në 3-vjet burg për parakalim të gabuar.

Eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha dhe avokati Redi Ramaj të ftuar në emisionin "Studio Live' argumentuan pse janë kundër.

Hoxha vë theksin tek ndërgjegjësimi por dhe aplikimin me gjobën.

“Parakalimi është shumë i rrezikshëm kjo kërkon gjoba të rënda por jo, në asnjë mënyrë dënime me burg. Nuk mundet që pasojat e gabimeve që bën dikush të jenë kaq drastike. Parakalimi është shumë i rrezikshëm. Kjo kërkon gjoba të rënda, por në asnjë mënyrë dënime me burg” thotë Hoxha.

I ndërgjegjshëm për rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të shoferëve por dhe domosdoshmërinë e ndalimit të parakalimeve të gabuara që mund të rrezikojnë dhe jetën e shoferit apo të të tjerëve, Hoxhaj propozon disafishimin e masës së gjobës.

“Ne akoma nuk kemi mësuar të ecim në rrugë. Më mir vër gjobën 500 mijë lekë për parakalim të gabuar”.

Si provë sjell shembullin kur u rritën gjobat për rripin e sigurimit duke rritur kështu dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.

“Në fillim shoferët nuk vinin rripin e sigurimit, pasi u dyfishuan gjobat nuk lëviz më njeri pa rrip sigurimi”.

Edhe avokati Redi Ramaj në “Studio live” është kundër dënimit me burg për parakalimin e gabuar ndërsa shton se për hartimin e një drafti ligjor ekspertët duhet të konsultohen edhe me ekspertë të sigurisë rrugore.

“Duhen studime pastaj të marrim masa të rëndësishme.  Është një draft që nuk plotëson kushtet teknike për tu implementuar në Kodin Penal. Ekspertët duhet të marrin dhe mendime të tjera dhe të njerëzve të specializuar.

Ramaj beson se drafti që aktualisht është ende në diskutim deri në formën e tij përfundimtare do të ketë ndryshime të tjera.

“Besoj se do të ketë ndryshime të mëdha dhe nuk do të kalojë si draft në formën që është paraqitur sot” thotë Ramaj.

“Duhet të bëhet një studim. Një ligj ndryshon për të sjellë të mira në shoqëri. Legjislacioni duhet alternuar me ligjin e kompanive të sigurimit” shton më tej Hoxhaj.

Burg për parakalimin? Po a do ti trembë shoferët ky ndëshkim i rëndë?

"Natyrisht që do i trembë, por duhet të ecim me ndërgjegjësim që dhe pasojat e gabimet që bëjë dikush të mos jenë drastike. Ka ardhur koha që edhe ata që bëjnë projekte draftesh të shohin qarkullimet e skuterave. Problem është që nuk duhet të presim që të na bëhen si mizat e dheut por duhet ti ndalojmë tani" shton Hoxhaj.

Në draftin e siguruar nga Report Tv ekspertët kanë propozuar që të bëhen të dënueshme si vepra penale: Parakalim i gabuar, drejtimi i mjeteve duke mos respektuar sinjalistikës, drejtimi i mjeteve  në mënyrë të parregullt, mosmarrja e masave për ta bërë të dallueshëm mjetin e ndaluar ose të prishur në një distancë  të mjaftueshme, kur kjo kërkohet  për të garantuar sigurinë e qarkullimit rrugor, të cilat mund të vënë në rrezik, shëndetin dhe integritetin trupor të një personi ose të një prone me vlere të konsiderueshme. Për këto parashikohet dënimi nga gjobë deri në 3-vjet burg.