BREAKING NEWS

Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush është modelja shqiptare që i ka marrë mendjen Silvio Berlusconit!

Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush
x

Aktualitet

Trend rritës shqetësues/ Zgjedhjet po afrohen, mjekët shqiptar ngrenë alarmin, letër të hapur krerëve të politikës dhe KQZ. Zbardhen 7 kërkesat urgjente

Trend rritës shqetësues/ Zgjedhjet po afrohen, mjekët shqiptar

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 Prillit, edhe pse fushata elektorale ka nisur prej disa ditësh.Mjekët shqiptarë si ata brenda dhe jashtë i kanë nisur një letër krerëve të politikës dhe KQZ, ku bëjnë thirrje për zbatimin e masave antiCovid me rastin e afrimit të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Grupi i mjekëve në letër shprehen të shqetësuar pasi me mijëra qytetarë po angazhohen në fushatën parazgjedhore dhe se respektimi i masave anti Covid po nënvlerësohet.

Duke qenë se shifrat e infektimeve të reja dhe akoma më tepër të vdekjeve, janë në një trend rritës shqetësues, mjekët shprehen se nëpërmjet letrës së hapur të kontribuojnë në implementimin, respektimin dhe zbatimin e masave ndaj COVID-19 në Shqipëri.

Ata kanë paraqitur shtatë kërkesa ku shprehen se ta ndalohet ngrumbullimi me më shumë se 10 persona, të përdoret masaka dhe të rrespektohet distance dy metra. Gjithashtu kërkojnë që të respektohen këto masa rigorozisht nga stafi zgjedhor, të cilët janë përgjegjës për dezinfektimin e tavolinave dhe ajrosjen e herëpasherëshme të vendvotimeve.

E plotë:

Drejtuar :         

Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së tij z. Ilir Meta
Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste: z. Edi Rama
Kryetarit të Partisë Demokratike: z. Lulëzim Basha
Kryetares së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim: Znj. Monika Kryemadhi
Kryetarëve të partive politike pjesëmarrëse në Procesin Zgjedhor të 25.04.2021
Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Z. Ilirjan Celibashi
Nëpërmjet kësaj letre të hapur kërkojmë vëmendjen Tuaj në:

1- Ndalimin e grumbullimeve të më shumë se 10 personave në mjedise të mbyllura dhe të hapura, në konferenca, tubime, mbledhje partiake, në ceremonitë festive.

2- Përdorimin e detyruar të barrierave mbrojtëse (maskave).

3- Mbajtjen e distancës fizike prej 2 metrash, nga të gjithë personat, gjatë kohës që janë duke qëndruar në hyrje të qendrës së votimit apo vendvotimit. Gjithashtu, votuesit duhet të mbajnë maskën mbrojtëse gjatë gjithë kohës, me përjashtim kur duhet të identifikohen nga anëtari i këshillit të vendvotimit. Në vendvotim duhet të vendosen edhe dezinfektuesit, të cilët do t’i shërbejnë votuesve për t’i dezinfektuar duart në hyrje dhe dalje të vendvotimit.

4- Respektimin rigorozisht të masave anti-COVID nga stafi zgjedhor. Ky staf është përgjegjës për dezinfektimin e tavolinave dhe ajrosjen e herëpasherëshme të vendvotimeve, si dhe për zbatimin e masave mbrojtëse e parandaluese gjatë procesit të votimit dhe atij të numërimit të votave.

5- Marrjen e masave të duhura organizative nga Komisioni Qendror Zgjedhor, për të regjistruar personat që fatkeqësisht mund të jenë të infektuar me Covid-19, ata që janë në karantinë apo izolim të detyruar, si dhe të kujdeset për përditësimin e listës së këtyre votuesve në kohë reale. KQZ duhet të ndërmarrëprocedurat e duhura që personave të izoluar/karantinuar t‘ju mundësohet pjesëmarrja në votim .

6-Takimet, konferencat dhe mbledhjet zgjedhore me mbi 10 persona të mbahen në formatin elektronik, për të evituar kështu kontaktet fizike mes elektoratit.

7-Personat mbi 65 vjeç, si dhe ato që vuajnë nga sëmundje shoqëruese, t’i shmangin aktivitetet parazgjedhore, pasi sipas OBSH-së konsiderohen si më tepër të riskuar nga virusi COVID-19.

Mjekë shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë që shkruan letrën

Dr. Arjola Ustalli, mjeke pneumologe, Itali

Dr. Arvena Hila, mjeke reumatologe, Itali

Dr. Drilon Cupi, mjek internist-mjek urgjence, Gjermani

Dr. Elona Cekani, mjeke onkologe, Zvicër

Dr. Eni Dragoj, PhD, mjeke kardioanesteziste, Itali

Dr. Erjon Panajoti, mjek anestezist, Shqipëri

Dr. Ilir Halili, mjek pneumolog, Shqipëri

Z. Indrit Seferi, Specialist i Shëndetit Publik

Dr. Roland Jovani, mjek pneumolog, Francë

Dr. Rubjona Xhani, mjeke neurologe, Itali

Dr. Vjosana Gosnishti, mjeke specializante në Obstetrikë-Gjinekologji, Gjermani

Dr. Xhuljeta Treska, mjeke neurologe, Gjermani

Më të lexuarat