Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tritol fondacionit “Besa” në Fushë Krujë, dyshohet të jetë vendosur nga banorët e zonës

Tritol fondacionit “Besa” në Fushë Krujë, dyshohet të jetë vendosur nga banorët e zonës

Postuar: 03/04/2015 - 08:21

Rikthehen shpërthimet e tritolit në zonën e Fushë-Krujës. Një tjetër shpërthim me lëndë eksplozive, tritol, është shënuar në orët e vona të së mërkurës në hyrje të qendrës së fondacionit Besa, në Fushë Krujë.
 
Burime zyrtare nga Policia e Krujës kanë bërë me dije se shpërthimi i lëndës eksplozive ka qenë tepër e fuqishme, ndërsa fatmirësisht mësohet se nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme të shumta materiale. Sipas të njëjtave burime mësohet se qendra e fondacionit Besa, ku edhe ndodhi shpërthimi me lëndë eksplozive, ndodhet pranë rrugës nacionale Fushë Krujë-Vorë. Ndërkohë, dyshimet e para të policisë për vendosjen e lëndës eksplozive bien mbi banorët e zonës, të cilët një muaj më parë protestuan me pretendimin se tokat e tyre u janë marrë padrejtësisht nga pronarët e qendrës së fondacionit Besa. Gjithashtu, kjo qendër mësohet se u inaugurua ditën e hënë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i kuvendit Ilir Meta. Kryetari i Kuvendit mori pjesë në inaugurimin e këtij fondacioni “Besa Agro Invest”, në Fushë-Krujë, një fermë moderne e cila e zhvillon aktivitetin saj në fushën e bujqësisë. 
 
Shpërthimi
 
Shpërthimi fuqishëm me lëndë eksplozive të llojit tritol ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës në Fushë Krujë, konkretisht në derën hyrëse të fondacionit Besa. Burime nga Policia e Krujës bëjnë me dije se nga shpërthimi nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, pasi në atë orë nuk ndodhej asnjë person në kompani dhe në ambientet jashtë saj. Por, nga shpërthimi i fuqishëm i saj janë shënuar dëme të shumta materiale, çka janë shënuar thyerje xhami të ndërtesës, si dhe është shkatërruar plotësisht dera hyrëse e saj. Rikthimi i shpërthimeve me tritol në këtë zonë ka rikthyer panik tek banorët e Fushë Krujës, të cilët janë shprehur se kanë mbetur të terrorizuar nga këto shpërthime me tritol, gati sa ngurojnë të dalin nga dera e shtëpisë. Kanë qenë banorët e zonës ata që e kanë lajmëruar policinë për shpërthimin në derën fondacionit Besa. Po ashtu, burime nga policia kanë bërë me dije se në lidhje me këtë ngjarje është marrë në pyetje edhe pronari i kompanisë, i cili mësohet të jetë shprehur se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë, apo të ketë dyshime se kush mund ta ketë organizuar apo shpërthyer lëndën eksplozive në derën e biznesit të tij. Ndërkohë, kjo kompani mësohet se ndodhet pranë rrugës nacionale Fushë Krujë-Vorë.
 
Policia
 
Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të Policisë së Krujës të cilët filluan me këqyrjen e vendit ku ndodhi edhe shpërthimi i lëndës eksplozive. Në lidhje me këtë ngjarje, burime zyrtare nga Policia e Krujës kanë bërë me dije se janë shoqëruar në polici 17 persona, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. “Sot më datë 01.04.2015 në vendin e quajtur Ura e Gjolës, tek objekti i fondacionit Besa në Fushë Krujë, kanë vendosur një sasi lënde eksplozive e cila për pasojë ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Deri tani, pranë Komisariatit të Policisë Krujë janë shoqëruar 17 persona. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë. Xhentila GJOSHI
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 22

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2017 - 17:02

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 27 vite burg për 31-vjeçarin Alfred Nikolli, i cili u shpall fajtor për krimin e pasionit që kreu në nëntor të një viti më parë, ku mbeti viktimë shtetësja  Etleva Ndoka, banuese në Lezhë.

Postuar: 25/09/2017 - 16:46

Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 27 vite burg Alfred Nikollin për vrasjen e parukieres Eteleva Ndoka.

Postuar: 25/09/2017 - 16:31

Kryetari i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluca dha një deklaratë të fortë lidhur me fenomenin e drogës.

Postuar: 25/09/2017 - 16:14

Ngjarja e rëndë ku një 49-vjeçar vrau bashkëshorten e tij, në fshatin Blacë të Pogradecit, tronditi ditën e djehsme opinionin publik.

Postuar: 25/09/2017 - 15:57

Policia kufitare ka ndaluar ditën e sotme dy shtetas afganë janë ndaluar në pikën kufitare të Qafë Botës

Postuar: 25/09/2017 - 15:40

Edhe pse në trend ulës shqiptarët vijojnë të kryesojnë Evropën për nivelin e lartë kërkesave për azil në vendet anëtare, madje kanë rifilluar sërish në tremujorin e dytë…