BREAKING NEWS

Zbardhet pasuria, Meta-Kryemadhi notojnë mbi para, përfitojnë 140 mijë euro nga shitja e apartamenteve, 60 mijë paund llogari bankare

Zbardhet pasuria, Meta-Kryemadhi notojnë mbi para, përfitojnë 140
x

Aktualitet

Tritol para lokalit në Vlorë, pronari pikas pakon e dyshimtë para se të plaste, policia rrethon vendngjarjen (DETAJE)

Tritol para lokalit në Vlorë, pronari pikas pakon e dyshimtë para

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Vlorë gjatë natës. Sipas burimeve zyrtare, gjatë orëve të natës, në lagjen “28 Nëntori” Vlorë, Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuarin e rrugës një pako të dyshimtë si lëndë plasëse.

Lënda shpërthyese u pikas nga pronari i lokalit, para se të shpërthente. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka rrethuar vendngjarjen dhe ka mundur të heqë pakon me lëndën shpërthyese.

Pakoja e dyshimtë është marrë nën administrim forcat xheniere. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.