BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Tronditëse/ E rrahu për rreth një orë me tub gome, dalin detajet si e kërcënonte ish-gruan Fatmir Koleci dhe telefonata që e shpëtoi në të kaluarën të renë: Të parën do të vras ty, pastaj...

Tronditëse/ E rrahu për rreth një orë me tub gome, dalin

Ndërkohë që policia ka publikuar foton e Fatmir Kolecajt dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur vendndodhjen e autorit të krimit të dyfishtë në Rrëshen, detaje të reja tronditëse dalin në dritë.

Gjithçka ndodhi në banesën e dy të rinjve të familjes Filopati që u ekzekutuan mizorisht, ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme tre vajza të vogla nuk do ta shohin më të ëmën e tyre, për shkak se i ati ua vrau.

Mësohet se ai ka pas qenë i dënuar me 15 muaj burg për dhunë në familje.

Kolecaj ishte dënuar nga Gjykata e Lezhës me 15 muaj burg, në një vendim të dhënë në 15 Janar të 2018-tës, për akuzën e dhunës së familjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Në vendimin e Gjykatës asokohe, thuhej se duke iu referuar deklarimeve të së dëmtuarës Esmeralda Kolecaj (Filopati), provohet se marrëdhëniet bashkëshortorë të saj me të pandehurin Fatmir Kolecajn janë karakterizuar nga grindje e mosmarrëveshje, të pasuara nga veprime të dhunës fizike dhe psikike të shkaktuara prej të pandehurit mbi bashkëshorten e tij, të cilat kjo e fundit nuk i ka denoncuar më pare në Polici për arsye se i pandehuri e kërcënonte me fjalët: “Do të vras po njoftove Policinë…” duke shoqëruar përdorimin e këtyre fjalëve me praninë e një arme zjarri të mbushur prej tij.

Rasti i fundit, të cilin e dëmtuara Esmeralda Kolecaj e ka denoncuar në Polici, është ai i orës 16:00, të datës 12.07.2017, në të cilën i pandehuri sapo ka hyrë në banesë ka filluar ta godasë me shuplaka bashkëshorten e tij, pastaj ka marre një tub gome dhe me të e ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit për rreth një orë.

E dëmtuara, Esmeralda Kolecaj (Filopati) ka mundur të telefonojë babain e saj, të cilit i ka bërë me dije faktet e mësipërme, ndërsa ky i fundit ka njoftuar Policinë. Në këtë moment i pandehuri ka shkuar në banjon e banesës dhe ka marrë një armë zjarri që e mbante pa leje te organeve kompetente, të cilën e ka vendosur në tavolinë, ndërsa bashkëshortes se tij i ka thënë: “Të parën do të vras ty, pastaj do merrem me ato”.

Pas rreth 30 minutash nga kryerja e veprimeve të mësipërme, i pandehuri ka dalë bashkë me armën në oborrin e banesës dhe është rikthyer në banesë, duke mos e pasur armën me vete.

Por megjithë arrestimin, burgun, dhe divorcin, Fatmir Koleci nuk e pranoi dot që ish-bashkëshortja e tij të vijonte jetën e saj, dhe mbrëmjen e djeshme pas një sherri që ka shkaktuar në oborrin e familjes Filopati, iu mori jetën dy të rinjve, motër e vëlla.

Pas ngjarjes ai arriti tia mbathte, ndërkohë që policia e Rrëshenit kërkoi ndihmën e forcave RENEA për kapjen e tij, që derimë tani nuk ka mundur që të realizohet.