BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Aktualitet

Tronditëse/ Po ngjitej në mal me shokët, humb jetën tragjikisht i riu shqiptar (DETAJE)

Tronditëse/ Po ngjitej në mal me shokët, humb jetën

Një i ri shqiptar ka humbur jetën, teksa ngjitej për alpinizëm në malin Marmagna në Itali. Mediat italiane raportojnë se 19-vjeçari Marinel Senka jetonte në Pontremoli. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 , ndërsa lajmi i hidhur tronditi gjithë komunitetin e asaj zone.

Po ashtu, mediat raportojnë se shqiptari ishte bashkë me 2 shokë të tjerë, të cilët ishin nisur nga Bosco di Corniglio, në zonën e Parmës, ndërsa ata fatmirësisht nuk u lënduan. Mësohet se viktima ra në një grykë, një distancë e shkurtër nga pika ku po këtë muaj humbi jetën edhe një 60-vjeçar.

Ndërkohë që era e fortë bëri të pamundur ndërhyrjen me helikopter, ndërsa trupi i tij u nxor në mbrëmje.