Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tronditëse/ Shkuan njëkohësisht tek shtëpia e të dashurës, dy burrat përplasen me armë, njëri mbetet i vrarë (Kush është polici që u plagos në Kavajë?)

Postuar: 10/10/2019 - 08:40

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Kavajën, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë.  Mësohet se personi i vrarë nuk është identifikuar ende, ndërsa i plagosuri është një polic burgjesh i quajtur Bledar Toçi.

Burimet bëjnë me dije se shkak i këtij konflikti të armatosur që la pas një viktimë dhe një të plagosur rëndë është bërë një grua që të dy personat në fjalë e kishin të dashur të përbashkët. Fillimisht në banesën e gruas në fjalë ka shkuar polici, por më pas aty ka mbërritur edhe viktima.

Në tensione e sipër rreth orës 1 të natës ka ndodhur edhe përplasja e armatosur mes policit dhe viktimës. Mësohet se polici ka qëlluar me kallash ndaj viktimës ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me pistoletë. Si pasojë e të shtënave viktima ende i pa identifikuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa polici ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 17:36

Një peshkaqen i llojit tigër, është kapur në ujërat e detit Adriatik nga një anije peshkimi.

Postuar: 22/10/2019 - 17:35

Një 32-vjeçar nga Shkodra me rrezikshmëri të lartë është arrestuar sot nga policia.

Postuar: 22/10/2019 - 17:25

Vetëm pak minuta më parë Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një video ku tregon emrat e zy

Postuar: 22/10/2019 - 16:48

Rasti i 18-vjeçarit me origjinë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e faqes së huaj britanike, Metro

Postuar: 22/10/2019 - 16:22

Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia  shtetasi

Postuar: 22/10/2019 - 15:50

55-vjeçari Lazër Arraj kishte shkuar në fshat, për të mbledhur ushqimet e dimrit, por është qëllu

Postuar: 22/10/2019 - 15:40

 Moti në vijim do të ketë tepër surpriza.