BREAKING NEWS

‘Po pse u lodhe kaq shumë moj shoqe e vërtetë...’, zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Etilda Gjonajt dhe bën kërcënimin e fortë për negociatat

‘Po pse u lodhe kaq shumë moj shoqe e vërtetë...’,
x

Aktualitet

Tronditet kryeqyteti, ekzekutohet në lokalin e njohur në “Astir” 28-vjeçari, ja e shkuara e viktimës

Tronditet kryeqyteti, ekzekutohet në lokalin e njohur në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme kryeqytetin. Një 28-vjeçar është ekzekutuar duke pirë kafe në një nga lokalet më të frekuentuara dhe më të njohurit e zonës së “Astirit”. Viktima është identifikuar si Vilson Tafçiu, i cili mbante dhe mbiemrin Noka. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.45. Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se ekzekutimi i Tafçiu ka ndodhur në pjesën e jashtme të lokalit të njohur në zonë si “Artisti”.

Kalimtarë të rastësishëm kanë tentuar ta dërgojnë atë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Sipas informacionet paraprake, përpara se të ekzekutohej 28 vjeçari ka qenë i shoqëruar nga dy femra në lokal. Ai është thirrur nga njerëz ende të paidentifikuar në pjesën anësore të lokalit, dhe në një rrugicë u qëllua për vdekje. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur drejtues të lartë të Policisë, ndërsa janë shoqëruar dy femrat që ndodheshin në tavolinë me Tafçiun dhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni dhe informacione të vlefshme që mund të çojnë te autorët. Pas ekzekutimit të të riut, Policia e Shtetit ka dhënë detaje për ngjarjen. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në një rrugicë, në zonën e Astirit, në afërsi të një lokali. Ndërkohë, menjëherë pas vrasjes policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. “Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Vilson Tafçiu, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve”, sqaroi policia zyrtarisht pas ngjarjes.

Viktima me precedent të mëparshëm

28-vjeçari Vilson Tafçiu, që mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në kryeqytet dyshohet se ishte përfshirë më herët në trafik droge. Ai kishte ikur nga Shqipëria në Mars të vitit 2018, ndërsa në muajit të nëntor të këtij viti ishte arrestuar në Francë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Pasi u kap nga autoritet franceze ai u depërtua nga andej dhe u rikthye në Shqipëri. Tafçiu ishte kthyer në Shqipëri në nëntor të vitit të kaluar. Gjithashtu mësohet se Tafçiu po në vitin 2018 u kap nga policia për trafikun e 200 kg kanabis.

Menjëherë pas vrasjes të së riut në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ngriti një grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjëja e parë që ka bërë grupi hetimor ka qenë sekuestrimi i kamerave të sigurisë, të lokalit ku ndodhi vrasja si dhe bizneseve rreth tij. Sipas burimeve nga grupi hetimor ka dyshime se autorët dhe viktima kanë pasur njohje mes tyre. Mësohet se autorët, të cilët mendohet se kanë qenë të paktën dy persona kanë thirrur 28-vjeçarin. Autorët, të cilët janë ende të paidentifikuar kanë pritur jashtë lokalit dhe sapo ai ka dalë nga aty ata e kanë qëlluar atë dhe janë larguar me shpejtësi aty.

Ata janë larguar në këmbë nëpërmjet disa rrugicave të zonës së “Astirti”. Sipas grupit hetimor ata janë ndihmuar dhe nga një person tjetër duke i larguar autorët nga zona e “Astirit” me makinë. Menjëherë pas ngjarjes forca të shumta policore shkuan në vendin e ngjarjes. Përveç forcave “Shqiponja”, në zonën e Astirit ka shkuar edhe një grup për të bërë krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe arrestimin e ekzekutorëve të 28-vjeçarit Vilson Tafçiut. Sipas grupit hetimor paraprakisht, shkak i vrasjes së 28-vjeçarit dyshohet se është bërë prishja e pazareve të drogës.