BREAKING NEWS

Hyri nga pika kufitare e Qafë Botës dhe u dërgua menjëherë në Tiranë pas dyshimeve për koronavirus, dalin përgjigjet e analizave për 15-vjeçarin afgan

Hyri nga pika kufitare e Qafë Botës dhe u dërgua
x

Aktualitet

Tronditet sërish Tirana / Zbulohet identetiteti i të riut që u ekzekutua, dëshmitarët rrëfejnë detajet e rënda: E thirrën dhe e qëlluan 3-4 herë (VIDEO)

Tronditet sërish Tirana / Zbulohet identetiteti i të riut që u

Kryeqyteti është tronditur mbremjen e sotme nga një tjetër ngjarje e rëndë. Në një nga zonat më të populluara të Tiranës, në zonën e njohur si Astiri, në një lokal janë dëgjuar të shtëna me armë.

Viktima ka qenë në një lokal, është thirrur nga disa persona dhe më pas është qëlluar.

Sipas dëshmitarëve, autori ka qëlluar me armë zjarri rreth 3-4 herë drejt një personi, i cili ka rënë në tokë. Viktima është Vilson Tafçiu, 28-vjeç.

Tiranë /Informacion paraprak

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve