BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Tronditet Shkodra, breshëri plumbash pronarit të bujtinës në Theth, 35-vjeçari ndërron jetë në spital

Tronditet Shkodra, breshëri plumbash pronarit të bujtinës në

Nuk kanë fund atentatet dhe ngjarjet kriminale në vendin tonë. Këtë herë ngjarjet kriminale do të riktheheshin në kryqendrën e veriut, ku një 35-vjeçar, do të ekzekutohej në një tjetër atentat mafioz. Pronari i një bujtine në zonën turistike të Thethit, Ferdinand Polia do të ekzekutohej me armë zjarri mesditën e djeshme. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Grudë të Shkodrës, në afërsi të fushës së aviacionit. I njohur për të gjithë si “Nardi i bujtinave”, 35-vjeçari u qëllua me armë zjarri, ndërkohë që ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip fuoristradë. Viktima fillimisht u paraqit i plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës, i cili fillimisht shkoi i plagosur në Spitalin e Shkodrës, nuk mundi ti jetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. Rreth 20 herë është qëlluar në drejtim të tij, ndërsa ai ndodhej në automjetin tip fuoristradë sëbashku me një person tjetër. Viktima mësohet se kishte shkuar për të marrë mjetin në servis, aty ku e kishte lënë prej disa ditësh dhe gjatë rrugës autori i maskuar me skafandër dhe që lëvizte me një motor, i është afruar fuoristradës ka nxjerrë armën tip kallashnikov që kishte fshehur në xhaketë duke shtënë me breshëri ndaj Polisë. Pasi ka qëlluar me breshëri drejt objektivit, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të zonës së Postribës, duke shfrytëzuar afërsinë mes zonave, aty ku në afërsi të urës së Mesit ka djegur mjetin tip motor e më pas ka ikur në drejtim të paditur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në rrugët hyrëse dhe dalëse të Grudës dhe Postribës.

Hetimet

Në lidhje me atentatin e djeshëm në Shkodër, ku mbeti i vrarë biznesmeni i njohur në qytetin verior, i cili njihet si “Nardi i bujtinave” policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e viktimave, edhe pse grupi hetimor po has vështirësi. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se për vrasjen e 35-vjeçarit, ende nuk ka asnjë pistë hetimi pasi, Polia është person pa precedent. Polia rezulton të jetë një njeri që merrej me turizmin edhe bashkëpronari i një bujtine në zonën e Thethit me emrin “Bujtina Polia”. Nga banorët e zonës në Theth ai njihet ndryshe edhe si ‘Nardi i Bujtinave’. Policia e Shkodrës po heton për të zbardhur shkaqet e kësaj vrasje. Paraprakisht thuhet se i riu nuk rezulton të ketë precedentë penalë, apo konflikte me ndonjë person. Ai njihej në zonë si një njeri i qetë që merrej me zhvillimin e turizmit në zonë, duke dhënë edhe shembullin e tij personal përmes bujtinës “Polia”. Ndërkohë deri tani të vetmen provë që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve është motori i djegur nga policia tek Ura e Mesit. Ekspertët, kanë mbledhur disa pjesë të motorit, ku shpresohet se autorët mund të kenë lënë ndonjë gjurmë ADN-je, si fije floko apo shenja gishtërinjsh, edhe pse do jetë e vështirë për shkak se motomjeti është thuajse i djegur, ku shumica e provave janë të zhdukura. Më herët, ai ka qenë edhe administrator i zonave të mbrojtura, teksa çdo detaj për të kaluarën e tij do të shërbejë për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes. Vështirësitë e grupit hetimor në zbardhjen e kësaj ngjarjeje shtohen pasi. Ferdinand Polia është ekzekutuar në një zonë ku nuk ka pasur kamera sigurie. Ndërkohë shpresa e vetme për të hedhur dritë mbi grupin hetimor që po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë është dëshmia e personit që ka qenë në makinë kur ndodhi krimi i rëndë. Personi që ka qenë pasagjer në mjet me Polinë, i cili fatmirësisht nuk ka marrë lëndime pritet të jetë dëshmitar kyç, duke shpresuar t’i japë detaje që mund ta ndihmojnë grupin hetimor. Polia kishte jetuar për shumë vite si emigrant në Itali dhe ishte kthyer në vend vetëm për të hapur bujtinën e tij. 

Elvis Myrta