BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Aktualitet

Tronditet Shkodra/ Plagoset me armë zjarri ish-kreu i PS-së në Vaun e Dejës, policia jep detajet e para (FOTO)

Tronditet Shkodra/ Plagoset me armë zjarri ish-kreu i PS-së në

Një plagosje me armë zjarri ndodhi paraditen e sotme në Shkodër ku mbeti i plagosur 45-vjkeçari Nikolin Huba.

Vendi ku ndodhi ngjarja në afërsi të Shkollës Pyjore është rrethuar nga forca të shumta policie.

Sipas raportimeve të para 54-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Shkodrës, e ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes.

Huba është banues në Vaun e Dejës dhe burime bëjnë me dije se ai është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Tronditet Shkodra/ Plagoset me armë zjarri ish-kreu i PS-së në