BREAKING NEWS

Del fotoja/ Vrasja makabre që tronditi Durrësin, kjo është gruaja, nënë e tre fëmijëve që u vra sot me levë nga bashkëshorti

Del fotoja/ Vrasja makabre që tronditi Durrësin, kjo është
x

Aktualitet

Tronditet Tirana/ Breshëri plumbash lokalit, shpëton mrekullisht biznesmeni 49-vjeçar (DETAJE)

Tronditet Tirana/ Breshëri plumbash lokalit, shpëton mrekullisht

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në rrethinat e Tiranës.

Policia bën me dije se në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit P. L., 49 vjeç, banues në Domje.

Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar përveç disa dëmeve materiale përreth.

Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” .