BREAKING NEWS

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP për analizat e COVID-19, privati nuk mund të kryejë teste

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP
x

Aktualitet

Tronditet Vlora, i sapo liruari nga burgu i shpëton mrekullisht atentatit, plagoset 36-vjeçari dhe kunati i tij

Tronditet Vlora, i sapo liruari nga burgu i shpëton mrekullisht atentatit,

Një atentat ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar të Vlorës. Fatmirësisht nga të shtënat me breshëri kallashnikovi nuk ka pasur viktima. Dy persona mbetën të plagosur nga breshëria e automatikut në Vlorë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Bashkimi” të Vlorës rreth orës 18:20. Sipas informacioneve, të plagosurit janë Roland Çepaj dhe kunati i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj), ky i fundit pak ditë më parë kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar për plagosje në qershor të 2018. Personat kanë qenë brenda një lokali, pranë rrugës Transballkanike, ndërsa mësohet se janë qëlluar nga një automjet. Raportohet se atentatorët kanë ardhur nga rruga Transballkanike me një automjet, janë ndalur përpara lokalit, kanë qëndruar për pak minuta dhe më pas kanë goditur me breshëri në drejtim të lokalit, ku ndodheshin dy të plagosurit. Burime policore bëjnë me dije se shënjestra e atentatit të djeshëm ishte Nikollaq Çepaj (Taullaraj). 36-vjecari ishte martuar me motrën e Roland Çepajt. Ai dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit, ndërsa aksidentalisht u plagos edhe kunati. Taullaraj sapo kishte dalë nga burgu, pasi në qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen “Pavarësia”. Sipas policisë, autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore. Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Hetuesit sekuestruan edhe kamerat e sigurisë së lokalit dhe bizneseve të tjera për rreth për të hedhur dritë mbi autorët, por edhe për të mësuar më shumë për dinamikën e ngjarjes. Ngjarja mund të kishte pasoja të rënda pasi në ambientet e lokalit ku iu bë atentat 36-vjeçarit kishte dhe persona të tjerë.

E kaluara e të plagosurit, xhaxhai: E pashë autorin

Një prej dëshmitarëve të ngjarjes, xhaxhai i Ronald Çepajt që mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmjes së Vlorë, ka rrëfyer atë që ka parë në vendngjarje. “Ishte breshëri. Gratë vunë kujën, u alarmuan. Rolandin e kam njeriun tim, e kam nip. Niku që ishte objektiv kishte ca ditë që kishte dalë nga burgu. Autori qëlloi nga brenda makinës. Nipi im, Ronaldi nuk ka pasur probleme”, tha xhaxhai i Ronald Çepajt pas ngjarjes së rëndë, e cila fatmirësisht përfundoi pa viktima. Ronald Çepaj dhe Nikollaq Çepaj ishin duke pirë kafe në një lokal në zonën industriale të Vlorës, kur aty ka hyrë një person i maskuar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Objektiv mësohet se ka qenë Nikollaq Çepaj, i cili kishte 3 ditë që kishte dalë nga burgu. Ai akuzohet për ngjarje të rëndë, më konkretisht për një plagosje. Çepaj u arrestua në qershor të vitit 2018 në lagjen “Pavarësia”. Ngjarja për të cilën akuzohet Çepaj ka ndodhur më datë 16.05.2018, në lagjen “Pavarësia”, brenda ambienteve të një lokali ka plagosur më armë zjarri shtetasin Eraldo Lazaj, 34 vjeç. Në momentin e ndalimit policia i sekuestroi të riut edhe armën e krimit me të cilën ai dyshohet se ka kryer plagosjen në atë kohë, si dhe mjetin tip “BMW X5” me të cilin ishte duke udhëtuar. Ai u dënua për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 88 e 25 dhe 278/1 të Kodit Penal. Ngjarja e djeshme ndodhi rreth orës 18:22 në ambientet e një lokali. Ajo që bie në sy nga atentati i djeshëm është skema e njëjtë e ngjarjes, pasi Çepaj është qëlluar teksa po konsumonte një kafe brenda një lokali. Gjendja e Nikollaq Çepajt është e rëndë, por është futur në sallën e operacioni dhe mjekët po kujdesen për të. 36-vjeçari njihej me dy mbiemra Çepaj dhe Taullaraj. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve. / Elvis MYRTA