BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Aktualitet

Turi i peticionit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit vijoi në Pogradec: Me shembjen, ra sistemi i drejtësisë. T’i jepet fund tranzicionit të gjatë

Turi i peticionit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit vijoi

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vijon turin e saj nëpër Shqipëri në kuadër të mbledhjes së firmave në peticionin për ndërtimin e teatrit të ri në vendin ku ishte dhe ashtu siç ishte. Ndalesa e radhës ishte në Pogradec, ku u mblodhën dhjetëra nënshkrime të dokumentit.

Regjisori Robert Budina tha se shembja e teatrit nuk ishte thjesht çështje e aktorëve, por e gjithë Shqipërisë. Sipas tij, me shembjen e Teatrit u rrëzua dhe sistemi i drejtësisë i cili prej dy vitesh nuk reagoi për ligjin special antikushtetues, që sipas tij u bë për të vjedhur pronën publike.

“Teatri nuk ishte thjesht i yni, por i gjithë Shqipërisë. Aprovuan një ligj antikushtetues që të vidhnin pronën publike dhe të ndërtonin kulla. Me shembjen e teatrit ra dhe sistemi i drejtësisë. Kemi dy vjet që kemi denoncuar ligjin special dhe nuk ndodhi asgjë. Kemi dalë për t’i thënë këtij pushteti që kultura nuk është vetëm e artistëve. Kemi ardhur t’iu sensibilizojmë për të t’i dhënë fund këtij tranzicioni të gjatë”, tha Budina.