BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Aktualitet

"Turp historik nëse ndodh", avokat Ngjela del me reagimin e fortë: Albin Kurti nuk do ta pranojë këtë ofendim të kombit shqiptar

"Turp historik nëse ndodh", avokat Ngjela del me reagimin e

"Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë, nëse vërtet ndodh, do të jetë një turp historik." Kështu shprehet avokati Ngjela në një shkrim të tij në "facebook". Ngjela shton më tej se ai ka takuar disa shqiptarë të Kosovës që e fshehin, por kanë “dashuri” për serbët, por sigurisht, këta nuk mund të jenë shumicë në Parlamentin e Kosovës.

Spartak Ngjela shpreh bindjen se Albin Kurti nuk do ta pranojë këtë ofendim të kombit shqiptar, i cili po ndërmerret me kast nga i munduri në luftë, që po kërkon të rimarrë veten me lakenjtë e Serbisë në Kosovë.

"Çdo shqiptar i Kosovës dhe çdo shqiptar i Shqipërisë duhet të jetë krenar që, pas 200 vjetësh, e ka mundur në luftë Serbinë, pushtuesin më mizor të Shqipërisë së Veriut, dhe, në këtë luftë i kanë marrë Serbisë Dardaninë", shton më tej avokati.

Postimi i plotë:

Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë, nëse vërtet ndodh, do të jetë një turp historik.

Ata që e kërkojnë duan, që, me lakenjtë e tyre, të krijojnë pështjellim shoqërore në Kosovë…

I.

Nëse parlamenti i Kosovës do të pranojë të formojë Bashkësinë e Komunave Serbe, dhe, nëse edhe qeveria e Kosovës ka këtë formim, kjo tregon se në Kosovë drejtojnë filoserbët.

Çfarë janë filoserbët, agjentë të vjetër?

Jo, ky është një mendim qesharak.

Por, atëherë çfarë janë?

Janë të dhunuarit, të plaçkiturit dhe të keqtrajtuarit nga serbët.

Historia na ka treguar se, një pjesë e individëve të dhunuar nga pushtuesit e huaj, si rregull psikologjik, adhurojnë pushtuesit e tyre. Janë të shumtë ata individë ish-kolonish që, pasi kanë marrë pavarësinë e vendit të tyre, shprehen se “ishim shumë më mirë me pushtuesin”, se sa me pavarësinë e vendit të tyre.

Kjo është arsyeja që spikat në ish-kolonitë që kanë qenë të pushtuara për një kohë të gjatë.

Koha ka treguar se  viktimat me ngarkesë të caktuar frike, që e kanë vijuar për një kohë të gjatë jetën e tyre nën një sundim kolonial, shpesh adhurojnë keqbërësin kolonialist.

Na duhet të vëmë në dukje se, nëpër kolonitë, represioni i pushtuesit ka pas krijuar te vendasit frikën dhe heroikën, domethënë të tremburit dhe heronjtë.

Unë kam takuar disa shqiptarë të Kosovës që e fshehin, por kanë “dashuri” për serbët.

Sigurisht, këta nuk mund të jenë shumicë në Parlamentin e Kosovës.

Por, fakti që ky është fenomen i psikologjisë njerëzore, dhe që ka ndodhur kudo mes kolonive, do të kalojë. Por, kujdesi duhet të jetë që këta filoserbë të mos jenë ndër krerët e drejtimit të qeverisë së Kosovës.

Jam i sigurt që Albin Kurti nuk do ta pranojë këtë ofendim të kombit shqiptar, i cili po ndërmerret me kast nga i munduri në luftë, që po kërkon të rimarrë veten me lakenjtë e Serbisë në Kosovë.

II.

Çdo shqiptar i Kosovës dhe çdo shqiptar i Shqipërisë duhet të jetë krenar që, pas 200 vjetësh, e ka mundur në luftë Serbinë, pushtuesin më mizor të Shqipërisë së Veriut, dhe, në këtë luftë i kanë marrë Serbisë Dardaninë. Dhe që kjo luftë vijon në favor të shqiptarëve, edhe pse nuk është e dukshme.

Lufta e madhe e shqiptarizmit e zhvilluar në vitin 1999, ka qenë një epope historike për shqiptarët. Pushtimi serb i Shqipërisë së Veriut është dëmi më i madh që i është shkaktuar shqiptarëve si popull dhe historisë së Shqipërisë në funksion të kombit shqiptar.

Por, çdo shqiptar duhet të kujtohet se, jashtë Shqipërisë është ende dhe 40 përqind e Dardanisë dhe e gjithë Çamëria –  domethënë: Janina, Thesprotia dhe Preveza.

Kurse sot po spikat thekshëm se, që nga Janina e deri në Prevezë, ka filluar e po vijon të rritet niveli i gjuhës shqipe, kurse çamërit e shpërngulur me genocid po presin rikthimin në tokat e tyre, sepse edhe për patriotizmin shqiptar, por edhe për mendimin e politikës amerikane, kjo padrejtësi e madhe kundër Shqipërisë do te rregullohet, për të hyrë në rrugën e drejtë historike dhe brenda interesit shqiptar.

Koha e vërtetoi se Shqipëria dhe Kosova do ta fitojnë drejtësinë historike për bashkimin në një shtet të vetëm shqiptar që quhet Shqipëri, të  gjashtë milionë shqiptarët e shpërndarë sot në katër  shtete të ndryshme, në: Greqi, Serbi, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.