BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Turpi i Shqipërisë? U puthën nga tifozat, gazetaret tregojnë sulmet online: Më thanë “Vrit veten”

Turpi i Shqipërisë? U puthën nga tifozat, gazetaret tregojnë

Tifozët italian dhe hollandez morën vëmendjen maksimalë të mediave shqiptare në ditët e fundit, jo vetëm për shkak të incidenteve që shkaktuan, por edhe si pasojë e natyrës së tyre. Pati shumë interaktivitet mes tyre dhe gazetarëve në terren që raportonin situatat në rrugët e Tiranës, momente që janë bërë virale në rrjete sociale.

Të ftuara në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishin gazetaret Glidona Daci dhe Ema Shazivari, të dyja protagoniste të këtyre momenteve virale. Ato shprehën se ndonëse këto momente do i kujtojnë përgjatë gjithë karrierës së tyre personale, janë ndjerë të fyera nga komentuesit shqiptarë që i dënuan veprimet e tyre, ose më saktë faktin që ato lejuan puthjet dhe bashkëveprimin me tifozët.

Vajzat sqaruan se qenë momente spontane që krejt rastësisht u klikuan nga të gjithë për shkak të toneve humoristike që përmbanin, por ky kujtim i bukur do të kujtohet edhe me shije të hidhur.

“Komente nga më fyese, arritën që përveç komenteve në faqe dhe TikTok, por dhe Instagramin tim. Ka patur një boom shumë të madh. Më mërziti diskriminimi dhe bullizimi. Më thanë vrit veten se je turpi i Shqipërisë. Nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë, fjalët më të poshtra dhe më të ndyra. Madje dhe persona të shkolluar, jurist dhe nga policia që kanë komentuar në Facebook. Paragjykonin nga fakti se po të ishte mashkull shqiptar, ti do e kishe denoncuar në polici", rrëfeu Daci, gazetare e Tv Klan, në lidhje me reagimet që ajo ka parë të shikuesve të videove të saj.

Ndërkohë Shazivari shprehu se mentaliteti i hapur i hollandezëve vihej re, për pasojë dhe ato ishin më të çlirat në kontakt me ta.

“Nëse shqiptarët do ishin ndonjëherë kaq pozitivë sa hollandezët, le të na puthin se nuk ka ndonjë gjë. Çështja është se nuk janë. Atmosfera që përcollën tifozët hollandez ishte perfekt. Pavarësisht se në media u shfaq ana e errët. Faktikisht ata kanë pirë shumë birra, sa në Pedonale mbaruan", tha gazetarja e televizionit ABC.

Për të hedhur dritë mbi arsyet e pranimit të puthjeve, Glidona shprehu: “Kemi mbuluar protesta pafund, kur na kanë kapur mikrofonin, na kanë sharë, situata nga më të ndryshme dhe ne nuk kemi reaguar sepse në fund të ditës, në plan të parë, ne jemi aty si gazetare, për të raportuar dhe për të parë çfarë po ndodh. Së pari vjen etika, pastaj pjesa tjetër. Kushdo mashkull të kishte qenë, unë do kisha reaguar njësoj.”

 

Më të lexuarat