
“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

“Turqishtja futet si provim me detyrim”, zbardhet udhëzimi me datat e testeve të maturës dhe organizimi

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Janar 2023

Qeveria shqiptare duket se po mbështet çdo nismë të induktuar nga homologia turke, që pas mbylljes së shkollës e kopshtit gylenist këtë fillimviti shkollor.
Por duket se nuk do të mbetet me kaq. Turqia po tenton dhe duket se ia ka arritur qëllimit të fusë gjuhën e saj edhe në shkolla. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për mësimin e turqishtes si gjuhë të huaj të dytë në shkolla, kjo gjuhë ofrohet si alternativë për maturantët si provim me detyrim krahas anglishtes, frëngjishtes, italishtes, gjermanishtes dhe spanjishtes
Udhëzimi për organizimin dhe zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore, i firmosur në muajin dhjetor është mbajtur për një muaj në sirtar, për t’u bërë publik vetëm një ditë më parë. Ai përmban gjithë procedurën që duhet të ndjekë maturanti deri në dhënien e provimeve, të cilat përmbyllin një cikël shkollimi për të nisur një tjetër. Dokumente të këtij lloji zakonisht ishin të njëjta, me përjashtim të datave, por ajo që vihet re këtë vit është numri i alternativave të gjuhës së huaj, e cila është një ndër tri provimet me detyrim që duhet të japë maturanti për të marrë diplomën e pjekurisë.
“Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë trajtohet si gjuhë e huaj e parë. Testi i provimit të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohet në kurrikul në përfundim të arsimit të mesëm të lartë. Lista e gjuhëve të huaja që jepen si provim i detyruar është: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht dhe turqisht. Gjuha e huaj si provim i detyruar përzgjidhet gjatë plotësimit të formularit A1/A1Z”, citohet në udhëzimin e ministrive të Arsimit dhe Ekonomisë.
Jo pa qëllim përmendet turqishtja në sërën e lëndëve të zhvilluar si gjuhë e huaj e parë, ndërkohë që marrëveshja ndërqeveritare për futjen e kësaj gjuhe në shkolla parashikon zhvillimin e saj si gjuhë e huaj e dytë, pas anglishtes. Diçka e tillë i hap rrugë mundësisë për ta zhvilluar si lëndë me prioritet në shkolla. E gjitha kjo, pa kurrfarë studimi paraprak për përfshirjen e gjuhës turke në shkolla. Përfshirja e gjuhës turke në shkolla është një prej marrëveshjeve mes Turqisë dhe Shqipërisë.
Marrëveshja u zyrtarizua me VKM thuajse një muaj pas vizitës, që Presidenti Erdogan zhvilloi në Shqipëri në 17 janar të vitit të kaluar. Ndërsa tanimë është shkuar një hap më tej, duke e përfshirë edhe në Maturën Shtetërore. Cikli i provimeve do të përmbyllet brenda tri javëve të para të muajit qershor, duke nisur nga data 1 me gjuhën e huaj, ku maturantët do të përzgjedhin midis gjashtë mundësive, më tej gjuha shqipe, matematika dhe në 19 qershor provimi i lëndës me zgjedhje.
Më të lexuarat


"Autori, zyrtar i Avokaturës së Shtetit në Shqipëri, doli i lyer në gjak"/ Mediat zbardhin detajet për sulmin me thikë në Vjenë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Avokatët dhe i pandehuri dështojnë gjyqin për inceneratorin e Elbasanit

U dënua në Shqipëri për të vuajtur dënimin/ Kush është “Mbreti” i Tik Tok-ut që sfidon Britaninë me jetën vanitoze, shqiptarët të “fiksuar” pas tij

Operacione në gjithë vendin! A do të zbulohen ngjarjet kriminale? Çmontohen disa kamera në Lezhë, nën hetim një grua (EMRI)

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Nga pagesa e gjobave deri të shpejtësia në autostradë, si pritet të ndryshojë Kodi Rrugor? Zbardhen të gjithë ndryshimet

Pas shpalljes së vendimit të shkallës së parë, çfarë pritet të ndodhë sot ndaj Haradinajt dhe Gucatit

Këmbimi valutor për ditën e sotme: Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja në Shqipëri

Moti merr kthesën e papritur ditën e sotme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat
