Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U aksidentua për vdekje nga deputeti i Kuvendit, ja kush është viktima

Postuar: 12/08/2017 - 17:58

Policia ka publikuar emrin e viktimës i cili u aksidentua nga deputeti i PDIU, Aqif Rakipi. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me tregun ushqimor.

Raportohet se viktima, Seit Sorra 54-vjeç, lindur dhe banues ne Kus,
Kashar, i ka prerë rrugën makinës së deputetit, tip Benz me targa AA002 CY.

54-vjeçari ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit.

54-vjeçari që mësohet se ka qenë tregtar i zonës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2017 - 19:52

Një shqiptar u arrestua në një fermë kanabisi në Middlesbrough Britani.

Sipas burimeve të policisë Art Lici, 29 vjeç, u arrestua teksa po përpiqej të arratisej nga oborri i pasmë i një shtëpie në rrugën “Princes”, Gresham, Middlesbrough.

Postuar: 17/10/2017 - 19:33

Një punonjës policie u arrestua për “shpërdorim detyre”, pasi mundësoi pajisjen me armë të një personi me precedentë penalë.

Postuar: 17/10/2017 - 18:45

Një shqiptar u arrestua nga policia kufitare, pasi tentoi të kalonte me dokumeta false drejt Britanisë.

Postuar: 17/10/2017 - 18:22

 Për të gjithë studentë që kanë ardhur për të studiuar në universitetet e Tiranës, Bashkia ka përgatitur një guidë orientimi

Postuar: 17/10/2017 - 18:18

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar dosjen e plotë të autoriteteve italiane për hetimin e bandës së drogës që drejtonin Habilajt.

Postuar: 17/10/2017 - 17:33

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestuan nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Postuar: 17/10/2017 - 16:29

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, si pasojë ka humbur jetën një person.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Medresesë, në Tiranë.