Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U akuzua se kanosi biznesmenin për 90 mijë euro, Apeli i Krimeve të Rënda liron nga qelia Lavdrim Tufën

Postuar: 12/02/2019 - 07:36

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpi” për Lavdrim Tufën, i dyshuar për gjobëvënie 90 mijë euro ndaj një biznesmeni në Tiranë. Në seancën e djeshme ndaj 37-vjeçarit, togat e zeza të krimeve të rënda vendosën që Tufa të hetohet në arrest shtëpie. Vetë Tufa, i dënuar më herët si vrasës i Mirit të Xhikes, mohoi akuzën. Ai pretendoi se shuma ishte borxh ndaj një shtetasi italian dhe se ishte kontraktuar për vjeljen e tij. Përpara se Apeli i Krimeve të Rënda të caktonte masën e sigurisë ndaj tij ai është shprehur përpara gjykatës se nuk ka i ka vënë gjobë askujt. Ai ka thënë përpara gjykatës se biznesmenit i kishte kërkuar paratë pasi ai i kishte borxh një shtetasi italian. Lavdërim Tufa kishte ankimuar masën e sigurisë të caktuar ndaj tij, duke kërkuar prishjen e saj. Në animimin drejtuar gjykatës Tufa thotë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje pasi ai në asnjë moment nuk e ka kërcënuar biznesmenin që ka bërë kallëzim ndaj tij. Tufa u arrestua në muajin shtator të vitit që sapo lamë, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi u zbulua gjobëvënia dhe kanosja qe ai kishte bërë ndaj një biznesmeni, pasi ishte pajtuar nga një shtetas italian, kundrejt një shume prej rreth 90 mijë eurosh. Sipas prokurorisë një pjesë e parave, ishin për llogari të një shtetasi italian, i cili pretendonte se i detyrohej biznesmeni i dëmtuar. Ndërsa pjesa tjetër, një shumë e konsiderueshme, ishte “hak pune” për Lavdërim Tufën, si person i “pajtuar” nga italiani me iniciale P. E., 50 vjeç, për të marrë paratë. Lavdërim Tufa tashmë do të hetohet nën masën e sigurisë “arrest shtëpi” për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Kush është Lavdërim Tufa

Lavdrim Tufa është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai u dënua me 20 vite burg për vrasjen e biznesmenit Fatmir Rama në 2003 ne Tiranë, por u lirua pas 11 vitesh. Në mbrëmjen e datës 29 mars 2003, Fatmir Rama së bashku me të njohurit e tij, Ylli Kelmendi, Nazmi Çela, Kristaq Cani dhe Flamur Rrapaj, kanë qenë të ulur në një nga tavolinat e restorantit të katit të parë të kompleksit Kartodrom. Ata, për shkak të njohjeve që kishin me njëri-tjetrin dhe të faktit që po zhvillohej ndeshja e futbollit e përfaqësueseve Shqipëri-Rusi, kanë qëndruar së bashku ditën e ngjarjes. Rreth orës 20:00, dy persona të maskuar janë afruar me shpejtësi dhe pa rënë në sy në pjesën e jashtme të lokalit kanë filluar të qëllojnë me armë në drejtim të tavolinës. Si rezultat i breshërisë së plumbave humbën jetën Fatmir Rama, Julian Durishti dhe Kristaq Cami. Lavdërim Tufa u zbulua nga provat e gjetura në kapuçin me mbishkrimin “champion”, ku u gjet një njollë gjaku dhe një fije floku me gjatësi 7 mm. Ai u kap një vit pas vrasjes te Kartodromi, ndërsa ka ndjekur të gjitha shkallët e gjyqësorit, madje dënimi i formës së prerë u firmos vetëm në 2013, por në 2015 doli me kusht. Gjykata në vitin 2006 e deklaroi fajtor dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Apeli në vitin 2007 vendosi ta lërë në fuqi këtë vendim. Gjykata e Lartë, në shkurt të vitit 2009, prishi vendimin dhe e delegoi çështjen sërish në Apel, i cili në muajin maj 2009 vendosi të prishë vendimin e burgut të përjetshëm dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Prokuroria i bëri rekurs këtij vendimi, por Gjykata e Lartë në shtator 2009 vendosi të mos e pranojë kërkesën. Çështja kaloi në Gjykatën e Tiranës, e cila kreu një hetim të ri gjyqësor dhe e dënoi me 20 vite burg. Por ai arriti që gjatë kohës që ishte në burg të përfitonte disa herë ulje. Ndërsa gjyqtarja Enkeledi Hajro në datën 26 mars 2015, vendosi lirimin duke pezulluar pjesën e mbetur të dënimit prej 1 vit, 8 muaj e 10 ditë burgim, për një kohë prove prej 4 vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe i dënuari mos të kryejë vepër tjetër penale.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/08/2019 - 23:20

August Hoxha është kthyer në një hero për një pushues në plazhin e Spillesë. Ai ka shpëtuar nga mbytja pushuesin e identifikuar me inicialet H. Rr..

Postuar: 19/08/2019 - 23:00

Familja spanjolle Galdón u sulmua nga pronari i restorantit 'Panorma' në Porto Palermo, M

Postuar: 19/08/2019 - 22:42

Në qytetin e Bilishtit, një konflikt për shkak të parkimit të një automjeti për pak do të përfund

Postuar: 19/08/2019 - 21:53

Petrit Lekaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e të bijës në Adelaide të Australisë, pranoi fajin p

Postuar: 19/08/2019 - 21:01

Një aksident ka ndodhur në Divjakë mbrëmjen e sotme.

Postuar: 19/08/2019 - 20:48

Është liruar Arvit Bushati, kreu i FRPD-së në Shkodër.

Postuar: 19/08/2019 - 20:37

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Gramsh pasi i kanë zënë pritë dhe kanë tentuar të rrahin