Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U arratis nga burgu i Trikallas, dënohet me 25 vite burg në mungesë Klement Çala

Postuar: 15/11/2017 - 08:11

Gjykata për Krimet e Rënda dënoi me 25 vjet burg Klement Çalën, i akuzuar për disa vepra penale të kryera gjatë arratisjes së disa të dënuarve nga burgu grek i Trikallës. Çala u gjykua në mungesë. Në shkurt të këtij viti ai u dyshua si pjesëmarrës në supergrabitjen e 3.2 milionë eurove në rrugën e Rinasit.

Ky ishte verdikti i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për Klement Çalën. Ai u fajësua për disa vepra penale të konsumuara gjatë arratisjes së dhunshme nga burgu i Trikallës në Greqi në mars të vitit 2013. Çala u gjykua në mungesë, në një procedim penal të veçuar nga të bashkëarratisurit e tjerë me të nga burgu grek, mes të cilëve edhe Ilir Kupa. Shqyrtimi i akuzave të tij u bazua në aktet hetimore të përcjella me letër-porosi nga ana e autoriteteve greke. Sipas vendimit të shpallur të martën Çala u shpall fajtor për largimin nga qelia dhe për vrasjen e mbetur në tentative të dy policëve të burgut gjatë arratisjes, vepra këto të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ai fitoi pafajësi vetëm për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

I pandehuri Klement Çala u dënua me burg përjetë, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht dënimi i tij u ul në një çerek shekulli. Ndërkohë që është person në kërkim për ngjarjen e shënuar në shtetin fqinj. Emri i Klement Çalës u kthye në qendër të vëmendjes në shkurt të këtij viti. Prokuroria ngriti dyshime se ai ishte një nga anëtarët e grupit kriminal që grabitën 3.2 milionë euro në blindin e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se për të nuk ka ndonjë provë konkrete në lidhje me këtë çështje por ka vetëm dyshime.

Arratisja nga burgu në Greqi

Me datë 22.03.2013, persona të panjohur që kishin hipur në një makinë tip “VAN”, i janë afruar territorit rrethues të burgut dhe pasi janë diktuar nga policët e shërbimit të burgut, kanë dalë nga automjeti, duke mbajtur armë dhe bomba dore dhe kanë qëlluar kundër policëve dhe gardianëve të burgut. Përleshja e armatosur ka zgjatur për rreth 30 minuta. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, disa të burgosur kryesisht me origjinë shqiptare midis të cilëve dhe shtetasi nën hetim Klement Çala, të cilët më parë kishin prerë kangjellat e dritares, kanë dalë në territorin e brendshëm të burgut, janë ngjitur në tarracë duke përdorur shkallë të sajuara dhe të përshtatura dhe kanë dalë nga burgu duke kapërcyer rrethimin e jashtëm. Disa nga të burgosurit janë arratisur pasi kanë hipur në automjetin e tipit VAN. Automjeti me të cilin ata janë larguar, është gjetur më pas i djegur në një zone bujqësore dhe ka rezultuar se ishte automjet i denoncuar i vjedhur në dt.19.03.2013. Në atë ngjarje kanë mbetur të plagosur dy prej gardianëve të burgut dhe një prej të burgosurve shqiptare, shtetasi E. Sinani i cili më pas ka gjetur vdekjen ne dt. 02.07.2013, si rezultat i plagëve me armë zjarri. Nga materialet e dërguara nga pala greke ka rezultuar se në Greqi shtetasi Klement Çala ka qenë i dënuar për kryerjen e disa veprave penale të parashikuara nga Kodi Penal grek dhe konkretisht, “Vrasjes me dashje” të kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kanosje për shkak të detyrës” të kryer në bashkëpunim “Vjedhje me dhunë” të kryer në bashkëpunim, të mbetur në tentativë “Vjedhje me armë” të kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” të kryer në bashkëpunim, të “Organizatës kriminale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 Elvis Myrta

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 31

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 23:33

Prokuroria e Shkodrës, pas një hetimi disa mujor ka dërguar për gjykim 9 mjek dhe drejtues të spitalit të Shkodrës, dhe kërkon që të pezullohen nga detyra.

Postuar: 19/09/2018 - 23:01

Për shkak të dëbimit nga Gjermania, një baba kërcënoi të hedhë fëmijën nga dritarja.Kjo është dra

Postuar: 19/09/2018 - 22:33

Pas një kronike të transmetuar nga një emision investigativ ku pretendohet se një punonjës i poli

Postuar: 19/09/2018 - 22:21

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar edhe ngjarjet në Vlorë, veçanërisht të zhdukurit.

Postuar: 19/09/2018 - 22:08

Një banor i fshatit Dukaj, A.K.

Postuar: 19/09/2018 - 21:50

Babai i Zamir Latifit, Fatos Latifi, djali i të cilit u vra më 11 tetor të vitit të kaluar së bas

Postuar: 19/09/2018 - 21:41

Policia ka ndaluar sot ish-drejtorin e Spitalit Rajonal të Beratit, Idlir Frashëri në kuadër të n