BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

U arrestua dy ditë më parë në Tiranë pasi kërkohej nga INTERPOL, flet nëna e shqiptarit: U provokua në baza etnike nga rusët

U arrestua dy ditë më parë në Tiranë pasi kërkohej

Të dielën policia arrestoi në Tiranë shtetasi Shkëlqim Kastrati, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2017 të ndodhur në Gjermani, ku si pasojë e të shtënave, mbeti i plagosur rëndë një person. I dyshuari kryesor i autoriteteve gjermane ishte pikërisht 23-vjeçari nga Podujeva.

Ky i fundit qëndroi në arrati për dy vite mes Shqipërisë dhe Kosovës, derisa u arrestua në Tiranë të dielën. Gjithashtu autoritetet gjermane kishin ofruar shpërblim për këdo që jepte informacion për të.

Familja e Kastratit ka mohuar të gjitha akuzat në një rrëfim për gazetën Express. E ëma e tij Luljeta Kastrati është shprehur se djali i saj nuk ka vrarë njeri, ndërsa shton se ishte vetëm tentativë për vrasje. Më tej ajo tregon se djali i saj është fyer në baza etnike nga disa rusë dhe ai nuk ka duruar.

Ajo thotë:

Ka qenë një përleshje me do rusë e kanë provoku, masi e kanë provoku ata e kanë rrëzu edhe ky ka reagu. Nuk na dojnë neve shqiptarëve. Në formë etnike krejt jo, e kanë provoku, ky ju ka thanë mos më provokoni ju ka nxeh gjaku e ka ardhë në një situatë nuk është shumë e madhe.

Nëna e Shkëlqimit shton se prej 30 vitesh nuk kishin pasur probleme me asnjë në Gjermani. Më tej ajo tha se do të ishte mirë sikur djali i saj të dorëzohej në polici që në momentin kur ndodhi ngjarja. Familjarët e 23-vjeçarit thonë se nuk kishin informacion për vendodhjen e tij, deri në momentin që u arrestua dhe e morën vesh lajmin nga mediat.

Familjarët shtojnë:

Në kohën e fundit me djalë nuk kemi komuniku, vetëm përmes gazetave që kemi lexu. Nuk e kam ditë që po qëndron në Tiranë kemi marrë informata që është në liri.

Përsa i përket armës së krimit, ata thonë se ja ka dhënë shoqëria, pasi nuk janë njerëz që meren me armë dhe kanë shkuar në Gjermani për të punuar

Ndërsa sipas dyshimeve të Prokurorisë, Kastrati kishte shkuar në një diskotekë më 15 dhjetor të 2017-ës, por nuk u lejua që të futej brenda. Më pas ai ka qëlluar me armë njërin nga rojet e sigurimit. Ky i fundit mori plagë të rënda dhe u dëgua urgjentisht në spital.

Më pas ai u arratis nga Gjermania, ndërsa autoritetet nxorrën shpërblim prej 2500 eurosh për këdo që kishte informacion. Më 15 dhjetor të 2017-ës ai dënohet në mungesë me 15 vite burg dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e tij në Tiranë, policia gjeti dhe sekuestroi shtatë paketime me lëndë narkotike dhe një armë zjarri me fishek.