BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Aktualitet

U arrestua dy ditë më parë, shtrohet me urgjencë në spital biznesmeni i njohur shqiptar ditën e dhënies së masës së sigurisë (Zbardhen detajet)

U arrestua dy ditë më parë, shtrohet me urgjencë në

Dy ditë më parë u arrestua një 62-vjeçar pasi akuzohet se ndryshonte datat e skadencës së disa produkteve ushqimore.Ditën e sotme zhvillohet seanca e dhënies së masës së arrestit për biznesmenin nga Saranda Mihal Kote, i cili akuzohet për mashtrim të produkteve ushqimore.

Prokuroria pritet të kërkoj masën arrest në shtëpi, pasi biznesmeni Kote ndodhet i sëmurë në spital.

Kujtojmë se specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me AKU-në, arrestuan 62-vjeçarin, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij tregtar u konstatua se Kote kishte ndryshuar datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte.

Ai kishte paraqitur etiketa të rreme të disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të pa pajisura me fatura tatimore me TVSH.

Një ish-punonjëse e këtij subjekti tregoi për emisionin “Stop” se gjithçka aty ishte e falsifikuar dhe jashtë standardeve të konsumit. Në ambientet e këtij subjekti mblidhej vaj luledielli i skaduar, pa etiketë dhe ri-ambalazhohej me etiketë të re nën emrin “Saranda Al”.

Më të lexuarat