Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U arrestua me bujë, por "i forti" nga Mati bën lëvizjen e papritur

Postuar: 18/11/2018 - 16:27

Policia e Shtetit, ditën e sotme ka publikuar listën e 22 personave më të kërkuar në qarkun e Dibrës. 
 
Mes tyre ishte edhe shtetasi, Alban Gjegji nga Mati i dënuar me 7 vite burg. 
 
Por kush është Alban Gjegji? 
 
Kujtojmë se ky shtetas në shkrut të këtij viti është arrestuar nga RENEA në operacionin e koduar "Kulla" pasi u gjet në kullën e prindërve të tij në Mat. 
 
Ndaj Gjegjit, gjykata kishte dhënë masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për akuzat ‘Grup i i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale’ dhe ‘Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim’.
 
Por më pas kjo masë u ndryshua nga Gjykata e Dibrës dhe Alban Gjegji u la në "arrest shtëpie". 
 
Por kjo masë sigurie u thyë nga Gjegji pak para se të dënohej me 7 vite burg. 
 
Për këtë arsye, emri dhe fotoja e Alban Gjegjit është rikthyer sërish në listën e më të kërkuarve të Policisë së Dibrës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 23:14

Kanë kaluar tashmë dy javë që kur efektivja e forcave “Shqiponja” Ina Nuku u plagos gjatë protestës së banorëve të “Astirit”.

Postuar: 09/12/2018 - 22:43

Britanikët kanë dhënë alarmin se agjentë sekretë të Shërbimit Informativ në Shqipëri janë ekspozu

Postuar: 09/12/2018 - 22:36

E ndërsa protesta do të vijojë dhe nesër, por kulmin sipas studentëve pritet që ta bëjë e marta,

Postuar: 09/12/2018 - 21:46

Suzana Hasula, 23 vjeç nga Arapaj e Durrësit, nënë e një fëmijë 6 muajsh është zhdukur në rrethan

Postuar: 09/12/2018 - 21:19

Pedagogët Jani Marka dhe Arlind Qori, të dy nga Lëvizja për Universitetin sqaruan për Ora Neës li

Postuar: 09/12/2018 - 20:32

E hëna është ditë pushimi për administratën, por jo për studentët.
 

Postuar: 09/12/2018 - 19:41

Studentët pushtuan për të gjashtën ditë rradhazi rrugën përpara Ministrisë së Arsimit ndërsa këtë