Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

U arrestua nga Anti-terrori dhe Interpol Tirana, ekstradohet drejt Gjermanisë kunati i ish-deputetit të PD, akuzohet si terrorist i ISIS (DETAJE)

U arrestua nga Anti-terrori dhe Interpol Tirana, ekstradohet drejt

Komron Zukhurov, 24-vjeccari nga Taxhikistani i cili u arrestua në Tiranë pasi akuzohet si terrorist po ekstradohet drejt Gjermanisë.

Zukhurov njihet si kunati i ish-deputetit të PD Asllan Dogjani, ky i fundit njëherazi është dhe avokati i tij mbrojtës. I riu akuzohet si terroristit, pasi dyshohet se bën pjesë në organizatën ISIS.

24-vjeçari, nga Taxhikistani, është arrestuar në Tiranë nga Drejtoria e antiterrorit në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Prej 17 Shkurtit ai ka qëndruar në Tiranë në banesën e Dogjanit. Ai u prangos nga anti-terrori si pjesëtar i ISIS i kërkuar nga Gjermania për akte terroriste ndërsa celula dyshohet se do të kryente aktivitet terrorist edhe në Shqipëri.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale "Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).