BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

U arrestua për mashtrim kompjuterik në Rinas, Gjykata pritet të marrë nesër vendimin për kinezin

U arrestua për mashtrim kompjuterik në Rinas, Gjykata pritet të

Ditën e nesërme Gjykata e Tiranës pritet të shqyrtojë kërkesën e autoriteteve kineze, për ekstradimin nga Shqipëria të biznesmenit 32-vjeçar Liangbin Chen, i cili u arrestua në Rinas për mashtrim kompjuterik. Mësohet se çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Albert Meçe.

Sipas informacioneve, mësohet se në prapaskenë po përgatitet një skenar për rrëzimin e ekstradimit me argumentin se kërkesa nuk është paraqitur konform ligjit.

Por ndërkohë autoritetet konfirmojnë se dokumentet janë siç i parashikon ligji. Arsyet përse për këtë rast ka kaq shumë interes edhe ne radhët e politikës mbeten të paqarta, por dyshimet janë se eksponentë të caktuar janë tejet të interesuar për fatin e biznesmenit.

Kujtojmë se 10 ditë më parë Prokuroria e Apelit shkaktoi skandal kur kërkoi ndryshimin e masës së arrestit nga me burg, në arrest shtëpie, ndërsa duhet se në prapavijë po tentohet që të rrëzohet kërkesa për ekstradimin e tij drejt Kinës.

Liangbin Chen, me profesion programues kompjuterik rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “Mashtrim me pasoja të rënda”. Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit  rreth orës 14:00 të datës 11 korrik të këtij viti gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albania”, në fluturimin Londër-Tiranë.

Shtetasi kinez u arrestua për qëllime ekstradimi për arsye të masës së sigurimit “arrest në burg”, lëshuar nga autoritetet kineze pasi ai njihet si kreu i një grupi kriminal që ka realizuar grabitjen me mashtrim me vlerë 140 milionë euro.

Ndaj tij fillimisht Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, por Chen kërkoi zbutjen e saj dhe largimin nga qelia, për shkak se pretendonte që kishte sëmundje në kokë.

Çështja shkoi në Apel dhe gjykata vendosi masën “Arrest shtëpie” për shtetasin kinez, me arsyetimin se i rrezikohej jeta në qelinë e burgut.

Ndërkohë mësohet se Prokurorja Arta Marku ka vendosur të refuzojë ankimin e Prokurorisë së Tiranës që kërkonin vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Chen.

Gjithashtu mësohet se që në fillim të seancës Marku deklaroi se heq dorë nga ankimi dhe se personi nën hetim nuk duhet të qëndrojë në kushtet e paraburgimit, për shkak të kushteve shëndetësore.

Seanca gjyqësore në Apel vijoi kështu me shqyrtimin e kërkesës për zbutje mase, të dorëzuar nga i akuzuari që zotëron miliona, ndërsa në përfundim u njoftua edhe zyrtarisht që u la në fuqi masa e “arrestit në shtëpi” të vendosur nga shkalla e parë, për shkak se prokurori i çështjes (Arta Marku në këtë rast), hoqi dorë nga ankimi.