Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U arrestuan si pjesë e grupit “Bajri”, shpallen të pafajshëm Armir Grima, ish-kampioni i boksit dhe ish-portieri i Tërbunit

Postuar: 23/10/2019 - 07:41

Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin duke i shpallur të pafajshëm ish-trajnerin e kombëtares së femrave Armir Grima, ish-boksierin e Vllaznisë, Nelson Hysa dhe ish-portierin e Vllaznisë B, Fabjol Rexhepi. Këtë persona dyshoheshin si të përfshirë në grupin kriminal “Bajri”. Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë pafajësinë për tre të arrestuarit, ndërkohë që në gusht të këtij vit, çështja u transferua nga Krimet e Rënda tek Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për moskompetencë. Vendimi u dha nga gjyqtari Tonin Stërkaj ndërsa prokurorja Edlira Cufi kërkoi pafajësinë për mungesë provash dhe gjykata dha pafajësinë për të tre këta shtetas. Grima, Hysa dhe Rexhepi akuzoheshin për trukim ndeshjesh për të cilën qëndruan për disa kohë në burg dhe më pas nën masën detyrim paraqitje e arrest shtëpie. Për sa i përket Grimës masa e sigurisë për të u lehtësua më parë nga Gjykata për Krime të Rënda nga arrest me burg në arrest shtëpie. Më pas çështja ndaj tij i kaloj gjykatës së qytetit verior pas shpalljes së moskompetencës. Shpallja e moskompetencës për ish-kapitenin e Vllaznisë dhe ish-trajnerin e fermave erdhi menjëherë pasi ndaj tij u hoq akuza e grupit të strukturuar kriminal. Më pas gjykata caktoi ndaj tij masën detyrim paraqitje. Grima ka qenë portier i ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1998-2001, kohë kur ky ekip është shpallur kampion. Armir Grimaj është zbuluar rastësisht nga përgjimet telefonike dhe akuzohet për trukim ndeshjesh. Ndeshja, për të cilën akuzohet trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grimaj, është ajo e luajtur më datën 5 maj të vitit 2018 mes Vllaznisë B dhe Tërbunit. Ndeshja ishte përcaktuese për Vllazninë B, e cila kërkonte që të mbijetonte në Kategorinë e Parë, në grupin B të saj. Për të njëjtën akuzë u arrestua edhe ish-portieri i Tërbunit, Fabiol Rexhepi, i cili u shpall i pafajshëm nga gjykata. Ndërkohë ish-kampioni i boksit, Nelson Hysa u arrestua në mars të këtij viti në kryeqytet. Boksieri Hysa u kap në një banesë të marrë me qira në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e së shtunës. Ish-boksieri është një emër i njohur për uniformat blu pasi në vitin 2017 ai i shpëtoi një atentati. Këta tre persona u arrestuan në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si anëtarë të grupit Bajri, të dyshuar se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës. Në kuadër të operacionit “Oaz” u arrestuan 11 persona.

Operacioni “Oaz”

Në shtator të vitit 2018 Krimet e Rënda urdhëruan arrestimin e 11 anëtarëve të grupit “Bajri” pasi ndaj tyre ishin ngritur akuza për 2 vrasje të dokumentuara që prej vitit 2001, prodhim dhe armëmbajtje pa leje, organizimi i lotarive sportive të palejuara, pastrim parash, gjobëvënie, prodhim dhe shitje narkotikësh. Dy prej të arrestuarve ranë në pranga në Roterdam të Holandës në të njëjtën kohë me aksionin që u zhvillua në Shqipëri. Mes të arrestuarve në Shqipëri ishte edhe Safet Bajri, një nga organizatorët e grupit ndërsa Enver Bajri, i dyshuar si drejtues i grupit kriminal ra në pranga më 27 tetor në një aksion të Interpolit në Spanjë. Policia e Shtetit ka deklaruar se grupi Bajri është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e vitit të kaluar në Shkodër. Po kështu burimet e policisë kanë thënë se grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit. Kujtojmë se një javë më parë Gjykata e Shkodrës, pranoi dënimin e Safet Bajrit në Belgjikë. Ai u dënua atje me 9 vite burg për trafik të lëndëve narkotike. Në këtë mënyrë Safet Bajri, përveç dënimeve që mund të marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzat e ngritura ndaj tij në vendin tonë, do ti shtohet dhe dënimi në mungesë që i është dhënë nga gjykata belge.

Elvis MYRTA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 22:03

Gazetari Blendi Fevziu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje u fut në skenën politike në Shqipëri për të tentuar që të krijonte një opozitë në vend pas largimit të PS, PD nga parlamenti.

Postuar: 15/11/2019 - 21:55

Pjesa më e madhe e vendit në këtë fundjavë do të jetë me diell, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës,

Postuar: 15/11/2019 - 21:39

Një zgjidhje kjo fatale, i ka marrë këtë herë jetën një vajze në në Rreshën ditën e djeshme.

Postuar: 15/11/2019 - 21:35

Një pamje krejtësisht e pazakontë është regjistruar ditën e sotme pikërisht në vendin ku iu bë at

Postuar: 15/11/2019 - 21:26

Një 38-vjeçar u gjet i pajetë shumë pranë banesës së tij në Vlorë.

Postuar: 15/11/2019 - 19:34

Adela Gjoka ishte në vit të fundit të shkollës së lartë, në Fakultetin e Inxhinierisë në Tiranë.

Postuar: 15/11/2019 - 19:08

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Rrugën e Kombit, ku një makinë ka përplasur