BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

U bë një zhurmë e madhe mediatike dhe u 'çorientua' opinioni publik/ Çfarë ndodhi në të vërtetë me Alqi Bllakon? Klodiana Lala zbardh si qëndron e vërteta

U bë një zhurmë e madhe mediatike dhe u

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për arrestimin e ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako, i cili rezulton të jetë vetëdorëzuar gjatë orëve të natës, pasi më herë nuk ishte gjetur në banesë.

Ajo raportoi Policia e Shtetit njoftoi mëngjesin e sotëm se Alqi Bllako ishte dorëzuar, por nuk jepte në njoftimin e saj zyrtar, orarin në të cilin ish-deputeti i PS kishte vendosur të paraqitej në Policinë e Shtetit, ndërkohë që policia nga ana tjetër atakonte mediat se kishin thënë të pavërteta në lidhje me arrestimin ap ovetëdorëzimin e mundshëm të ish-deputetit socialist.

“Në fakt njoftimi i Policisë së Shtetit është gjysmë i vërtetë dhe hedh mjegullnajë mbi të vërtetën. Në fakt e vërteta është kjo. Është fakt që ditën e djeshme paradite GJKKO njoftoi zyrtarisht se kishte marrë nga SPAK në dorëzim kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për Alqi Bllakon.
Në orën 16:34 GJKKO njoftoi mediat se vendimi i ishte dërguar për ekzekutim Prokurorit të çështjes, por nuk jepte asnjë detaj të mëtejshëm.
Në orën 17:43 GJKKO dërgon një njoftim të dytë, sipas të cilit pretendon se masa e sigurisë ishte marrë në dhomë këshillimi dhe për këtë arsye nuk mund të deklarohej masa që ishte marrë për ish-deputetin, ndërkohë që gjatë kësaj kohe policia kishte mbërritur në shtëpinë e babait të Alqi Bllakos, shtetasit Edmond Bllako dhe i kishte vënë shiritat sepse një apartament në pronësi të tij, sipas SPAK dyshohet që është apartament i përfituar me anë të ryshfetit nga ana e të birit, për lidhje dhe favorizim të kompanisë së inceneratorëve.

Në orën 18:00 Policia e Shtetit me burime zyrtare konfirmoi faktin se kishte marrë në dorëzim urdhrin e Prokurorit për arrestimin e Alqi Bllakos dhe deri në orën 23:00 Policia e Shtetit nuk kishte arritur të gjente ish-deputetin socialist.
Njoftimi i Policisë së Shtetit thotë të vërtetën që Alqi Bllako është vetëdorëzuar, por nuk jep orarin në të cilin është vetëdorëzuar dhe gënjen kur thotë se media thotë të pavërteta. Media i është referuar të gjitha burimeve zyrtare, pas qëndrimit gjatë gjithë ditës kishte qëndruar në pritje të arrestimit të Bllakos.
Policia mund të bënte transparencë dhe të shuante çdo dyshim për arrestimin e ish-deputetit të PS”, raportoi Lala.

Lala raportoi se sipas procesverbalit Bllako është dorëzuar mes orës 2 dhe 3, ndërkohë që policia pretendon se e ka pasur atë në ambientet e saj që mbrëmjen e kaluar. Gjë që është e pavërtetë. Duhet që policia të deklarojë zyrtarisht orarin e vetëdorëzimit sepse procesverbali i është dorëzuar prokurorit të posaçëm.

“Alqi Bllako do të qëndrojë në izolim në Drejtorinë e Policisë Tiranë deri në momentin që do të paraqitet për masë sigurie në Gjykatën e Posaçme, pra do t’i komunikohet masa. Nëse masa nuk ndryshon, pra mbetet në fuqi ajo e arrestit me burg, do duhet të shkojë në ambientet e paraburgimit që e përcakton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Alqi Bllak odyshohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Sipas prokurorisë, Alqi Bllako në prill të vitit 2019 ka udhëtuar me bosin e një prej inceneratorëve. Bëhet fjalë për biznesmenin Klodian Zoto me të cilin ka udhëtuar nga Tirana në Torino dhe anasjelltas. Sipas ligjit, asnjë zyrtar i lartë nuk mund të ketë asnjë lidhje me personazhet me të cilët ai punon dhe ky është konflikt i pastër interesi, por përveç kësaj ka dhe dyshime të forta për korrupsion. Sipas dosjes së SPAK, rezulton se Edmond Bllako, babai i ish-deputetit socialist ka qenë i punësuar fiktivisht, pra është paguar 6 mijë euro në muaj nga viti 2018 deri në vitin 2020 në pozicionin e drejtorit të kantierit në inceneratorin e Tiranës, në një kohë që ka vajtur vetëm 3 herë në punë dhe postin e drejtorit të kantierit e kanë ushtruar persona të tjerë. Ai ka përfituar shumë prej 14.9 mln lekësh, ekuivalente me vlerën e një apartamenti të sekuestruar. Gjatë kësaj kohe, rezulton i punësuar si brumëgatues në Ersekë”, deklaroi Lala.